Kosova

Bllokohen në ashensor, dy burrat përleshen me thikë

Një incident i pazakontë është raportuar në Prizren, ku dy persona të cilët kishin mbetur në ashensorin e ndërtesës pasi ishte bllokuar janë përleshur me njeri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, gjë që solli edhe reagimin e njësitit policor dhe të zjarrfikësve. Ashensori është hapur me forcë por më pas njëri prej personave të bllokuar në ashensor kishte sulmuar edhe zyrtarët policorë.

Policia tha se tek personi i dyshuar është gjetur një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit është shoqëruar në komisariat.

TRENDING

Exit mobile version