Politike

Bllokuan seancën, përjashtohen 6 deputetë të tjerë të ‘Rithemelimit’

Sekretariati i Etikës ka vendosur sot përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli nga seancat plenare të Kuvendit për shkelje të etikës dhe bllokimin e foltores në parlament. Konkretisht Spaho, Bylykbashi, Koti dhe Hoti janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare, Metaliaj me 5 ditë dhe Bardeli me 3 ditë. Duke qenë se mbledhja e sekretariatit u zhvillua në mungesë të mediave, deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili ishte i vetmi i pranishëm, ka hapur kamerën e telefonit të tij duke zbardhur debatet në komisionin e drejtuar nga deputetja e PS, Klotilda Bushka. Ai tha se kryeministri Edi Rama po shkelte kushtetutën dhe prandaj edhe deptuetët e opozitës bllokuan seancën e kaluar plenare. Mes të tjerash, Spaho ripërsëriti kërkesën e tij për ngritje të komisionit hetimor për çështjen McGonigal.

“Çfarë po kërkojmë ne që ju çuditeni dhe nuk na jepni fjalën për një skandal kaq të madh. Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara?

Ndërkohë teksa komentoi sjelljen e tij gjatë seancës plenare të 16 shkurtit, Spaho tha se do të vepronte në të njëjtën mënyrë, me rënien e bilbilit, thyerjen e karrigeve edhe në seancat e tjera, duke theksuar se sipas tij të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike.

“Sjellja ime është si rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri. Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrojtur një cështje më të madhe që është e gjithë shqiptarëve. Jeni kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe e Drejtave. Doni të shkatërroni opozitën, doni të nxirrni kryetarin e opozitës “non grata”. Ju duhet të flisni seriozisht. Unë po të shpjegoj sjelljen time. Ju po merrni masë për mua, po më përjashtoni 20 ditë që nuk ka ndodhur kurrë. Unë kërkoj ngritjen e Komisionit Hetimor, janë paguar para për të eliminuar opozitën. Firmat i keni, s’doni t’i thërrisni ju ata deputetë. Po shkel Kushtetutën me të dyja këmbët duke u bërë kukull e Edi Ramës”-tha Spaho.

Seanca plenare e 16 shkurtit, ku munguan 12 deputetë të opozitës për shkak të masës disiplinore të përjashtimit të vendosur ndaj tyre për shkak të shkeljes së etikës në seancat e kaluara plenare. Të enjten e kaluar, në mocionin e mbajtur për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares, 6 deputetët e PD-së për të cilët kërkohet përjashtimi, bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho në shenjë proteste për mospranimin e kërkesave të opozitgës mbi formimin e një komisioni hetimor për McGonigal, i ra bilbilit për rreth 6 orë me rradhë.

Lajmi në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version