Kronike

BMV” shpërthen në flakë, lëndohen shoferi dhe pasagjeri (DETAJET)

Një automjet tip “ BMV “ ka marrë flakë në ecje në aksin Fier-Patos, në afërsi të Portezës.  Automjeti i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Patosit, është përfshirë nga flakët, e më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë drejtuesi i mjetit dhe pasa kanë arritur të dalin me lëndime të lehta. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik që ka shkaktuar flakët ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet dhe policia dhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet.

 

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”. Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version