Pinknews

Bojken Lako në përkrahje të talenteve të reja: Janë risia e re e frymës moderne të këtij vendi.

Bojken Lako është një ndër kantautorët më në zë në tregun muzikor shqipar, i cili ka ndërmarrë një nismë që janë të paktë ata që e kanë bërë, për të promovuar talentet e reja.

Lako tha se kjo ide erdhi duke marrë shkas nga dëshira për të nxjerrë para publiku talente të reja. dhe për t’i ndihmuar ata në hapat e parë të karrierës së tyre.

Është nevojë e hershme kryesore për zbulimin e këngëtarëve të rinj dhe furnizimin e tregut muzikor. Të rinjtë janë krijues sidomos në muzikë dhe unë vetë e kam nisur muzikën në moshën 18-vjeç dhe kaq janë këta që po promovoj sot. Është pjesa kur fillon krijimi profesional i muzikës. Mendoj gjithmonë se kjo moshë është pjesa që duhet të furnizojë kulturën muzikore moderne, sepse që në këtë moshë fillohet forma profesionale e kësaj fushe të artit.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version