Connect with us

Bota

Bota e errët e taksive/ Konsumimi i lëndëve narkotike dhe punonjëse seksi

Fenomeni lidhur me shitjen dhe përdorimin e kokainës, punonjesve të seksit së fundmi është kthyer në një shqetësim për jetesën në kryeqytet.

Zbulohet se në Tiranë, shumë taksi funksionojnë si transportuese të lëndëve narkotike, ku bëjnë të mundur kontakte me shitësit e kokainës, përdorin ambientet e brendshme të automjeteve të tyre për të konsumuar kokainë dhe për më tepër janë dhe vetë përdorues të saj, ku si pasojë kjo gjë mund të sjelli aksidente duke çuar në ngjarje tragjike dhe të rënda për shumë individë të tjerë.

Një zbulim më të thellë lidhur me këtë fenomen e ka zhvilluar ZËRI ku ka dhënë detaje më të thelluara lidhur me këtë çështje

Bota

Erdogan hedh poshtë raportimet: Nuk ka asnjë shenjë se Hamasi mund të zhvendoset nga Katari

Presidenti turk thotë se nuk mendon se grupi palestinez Hamas do të largohet nga Katari, ku janë vendosur disa nga liderët e tij politikë.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili i bëri komentet para gazetarëve ndërsa kthehej nga një vizitë në Irak, tha se nuk kishte dëgjuar asnjë shenjë se Katari dëshironte që grupi t’i jepte fund pranisë së byrosë së tij politike në Doha.

“Ajo që është e rëndësishme nuk është se ku janë udhëheqësit e Hamasit, por situata në Gaza,” tha Erdogan.

“Sinqeriteti që ata, pra Katari dhe Hamasi kanë mes tyre, qëndrimi i tyre ndaj tyre, ka qenë gjithmonë si një anëtar i familjes. Në periudhën e ardhshme, absolutisht nuk mendoj se është e mundur që ata të ndryshojnë këtë qasje”, tha Erdogan.

 

 

Presidenti turk u pyet për këtë çështje pasi disa raportime mediatike sugjeruan se Hamasi mund të largohej nga vendi i Gjirit, por Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, tha sot nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë fund pranisë së zyrës së Hamasit.

Continue Reading

Bota

Dhjetë të vdekur si pasojë e përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë

Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan si pasojë gjatë kryerjes së stërvitjeve të martën në Malajzi, duke i lënë të vdekur të gjithë 10 njerëzit në bord, njoftoi marina malajziane.

Helikopterët po bënin ushtrime në një bazë të marinës në veri të vendit gjatë përgatitjeve për festën e 90-vjetorit të marinës kur u përplasën, tha marina në një komunikatë për media.

“Vdekja e të gjitha viktimave u konfirmua në vendin e ngjarjes”, tha ajo, duke shtuar mbetjet mortore të tyre janë dërguar në spital për t’u identifikuar.

Shtatë pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin AW139, i cili shërben për operacione detare, njoftoi marina.

Ky helikopter është prodhim i AgustaWestland, filialit të kontraktuesit italian të mbrojtjes, Leonardo.

Tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin e lehtë, Fennec, i cili është prodhim i Airbusit evropian.

Media vendore raportuan se AW139 u rrëzua pranë një kompleksi sportiv në bazën e marinës, derisa Fennec ra në një pishinë aty pranë.

Marina malajziane tha se do ta nisë një hetim për ta mësuar shkaktarin e aksidentit.

Continue Reading

Bota

Evropa, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë

Evropa u godit rëndë nga pasojat e ndryshimit të klimës në vitin 2023, sipas një raporti të ri gjithëpërfshirës mbi motin në kontinent. Raporti i shërbimit zyrtar të monitorimit të ndryshimeve klimatike, “Copernicus”, thotë se moti ekstrem, duke përfshirë përmbytjet, zjarret dhe valët e të nxehtit, po shkaktojnë pasoja për mjedisin dhe banorët në Evropë.

Shërbimi i monitorimit të klimës në BE, “Copernicus”, thotë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë.

Temperaturat në Evropë po rriten dy herë më shumë se mesatarja globale dhe që nga viti 2020, kontinenti ka shënuar tre nga vitet më të ngrohta.

Në vitin 2023, temperatura në Evropë arriti nivelin 1.1 për qind mbi mesataren dhe rreth 2.5 për qind mbi nivelet para-industriale.

Qendra “Copernicus” thotë se vdekjet e lidhura me nxehtësinë në rajon janë rritur me rreth 30 për qind në 20 vitet e fundit.

Por ndryshimi i klimës ka rritur edhe nivelin e reshjeve me 7 për qind, duke shkaktuar përmbytje të rënda në Greqi, Itali, Slloveni dhe vende të tjera.

Drejtori i qendrës Copernicus, Carlo Buontempo thotë se rritja e temperaturave po ndryshon peizazhin e kontinentit dhe se banorët e tij duhet të përshtaten me këto ndryshime dhe të punojnë për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.

“Ne po jetojmë tashmë në një klimë që është thelbësisht e ndryshme nga klima, në të cilën evoluoi qytetërimi ynë. Nuk kemi parë kurrë një det kaq të ngrohtë dhe temperatura kaq të larta. Kështu që raporti është i rëndësishëm sepse tani ne kemi informacione dhe duhet të bëjmë një bilanc të asaj që ka ndodhur dhe në më pas të analizojmë hapat që duhet ndërmarrë për të ardhmen tonë”, thotë zoti Buontempo.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në Evropë ka qenë kompleks, ku disa zona si Spanja janë përballur me thatësirën ndërsa zona të tjera të kontinentit janë përballur me mot më të freskët dhe me nivel më të lartë të reshjeve.

“Evropa në tërësi, për sa i përket reshjeve shënoi një rritje në nivel 7% mbi mesataren, por kjo është një shifër komplekse. Ndërkohë që Gjermania veriore, një pjesë e Skandinavisë, Ballkani, Britania dhe Irlanda kanë përjetuar një vit mjaft të lagësht, Katalonja dhe Franca jugore, janë përballur me thatësirën, që ka vazhduar edhe në vitin 2023”, thotë ai.

Përveç përmbytjeve, Greqia përjetoi edhe zjarre shkatërruese.

“Në vitin 2023 ka patur zjarre masive në Greqi, në një nivel që nuk është regjistruar më parë. Në përgjithësi, ishte një vit që në një periudhë ishte më i fortë se vitet e kaluara, por në tërësi nuk ishte më i rëndi”, thotë Buontempo.

Eksperti i klimës Richard Allan, i cili nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në raportin e Qendrës “Copernicus”, thotë se metereologët presin që ngjarjet ekstreme të motit të bëhen më të shpeshta.

“Ndryshimi i klimës do të shkaktojë më shumë përmbytje dhe më shumë thatësira, si dhe më shumë valë nxehtësie. Ky ndryshim i klimës, në disa zona do të shkaktojë rritje të nivelit të reshjeve dhe në zona të tjera thatësirë.”

Studiuesi Richard Allan thotë se ngrohja do të krijojë kushtet të paqëndrueshme të motit në Evropë, që do të jenë të vështira të menaxhohen.

‘”Ne presim vetëm përkeqësim të mëtejshëm të ngjarjeve të motit ekstrem. Pra, ne presim që të ketë lëkundje më të forta mes kushteve të nxehta dhe të thata dhe atyre të lagështa. Lëkundjet midis lagështisë dhe thatësirës do të bëhen më të forta nga dita në ditë dhe nga viti në vit.”

Eksperti Richard Allan paralajmëron se ngrohja e vazhdueshme e oqeaneve evropiane është një shqetësim i veçantë.

Raporti i Qendrës “Copernicus” thotë se në të gjithë Evropën Qendrore, madje edhe në rajonet ku ndodhen Alpet kishte shumë më pak ditë me borë se mesatarja.

Continue Reading

Bota

Lufta në Izrael, mbi 280 trupa në varrezat masive në Spitalin Nasser

Shërbimi i mbrojtjes civile në Rripin e Gazës konfirmoi për AFP të hënën se ka vazhduar që nga e shtuna zhvarrosja e rreth 200 trupave të njerëzve të vrarë nga forcat izraelite në varreza masive brenda spitalit Nasser në Khan Younis.

Mohammed al-Mughayer, një zyrtar i lartë në agjencinë e mbrojtjes civile të Rripit të Gazës, i tha AFP se gjithsej 283 trupa ishin zbuluar në varret e spitalit Nasser.

“Deri më tani, ne kemi gjetur të varrosur trupat e 283 njerëzve, të cilët u vranë me gjakftohtësi nga ushtria okupatore (izraelite),” tha gjithashtu për AFP Ismail al-Tawabteh, kreu i shërbimit të komunikimit të qeverisë Hamas që sundon Gazën.

E pyetur nga AFP, ushtria izraelite nuk u përgjigj menjëherë.

Continue Reading

Bota

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, kryeqyteti preket nga lëkundjet vetëm 3 javë pas goditjes së fundit

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi kryeqytetin e Tajvanit, Taipein vetëm disa momente më parë.

Raportohet se tërmeti kishte një thellësi shumë të cekët prej 10 km dhe u ndje nga shumë njerëz pranë epiqendrës.

Thellësia e cekët e tërmetit bëri që ai të ndjehej më fort pranë epiqendrës sesa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme

Një tërmet i ngjashëm goditi kryeqytetin tajvanez rreth tri javë më parë me një magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter.

 

 

Për pasojë mbetën të vdekur 9 persona dhe u plagosën qindra të tjera, ndërsa dhjetëra u zhdukën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING