Kosova

Bozhoviç: Ideja e inkursionit terrorist në Banjskë, e ngjashme me rastin Panda

Kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë me bazë në Novi Sad, Balsha Bozhoviç, ka thënë se ideja që qëndron pas “inkursionit terrorist”  në Banjskë të Zveçanit, ishte e ngjashme me ngjarjen në kafenenë “Panda” në Pejë, ku u vrarë disa të rinj serbë, e cila, sipas tij, “është kryer nga forcat serbe të sigurisë në vitin 1998 dhe u fajësuan shqiptarët e Kosovës”.

“Por ata nuk do të ndalen me Banjskën. Diçka e ngjashme mund të ndodhë në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë” – ka vlerësuar Bozhoviç

Sipas tij, Kisha Ortodokse Serbe është “vetëm një xhep” i Kishës Ortodokse Ruse.

“Patriarku Porfirije tani po flet për faktin se nuk mund të jesh serb nëse nuk je ortodoks, as nuk mund të jesh qytetar i mirë nëse nuk shkon në kishë. Të gjithë ata që nuk janë të tillë janë armiq dhe elementë antishtetërorë” – tregoi Bozhoviç dhe theksoi se aktualisht perëndimi po ndjek një politikë të gabuar ndaj regjimit në Serbi, dhe kjo, sipas tij, për shkak të iluzionit se është e mundur të ndahen nacionalistët serbë nga Rusia.

“Iluzioni i Perëndimit është se ata mund t’i mashtrojnë nacionalistët serbë dhe t’i ndajnë nga Rusia. Kjo nuk do të ndodhë” – shprehet i bindur Bozhoviç.

TRENDING

Exit mobile version