Bota

Britania e Madhe nis sot shpërndarjen e vaksinave antiCovid, rreth 800 mijë doza do të …

ANGLI-Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinave antiCovid. Sakaq, dy ditë më parë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe rreth 800, 000 doza nga vaksina Pfizer dhe BioNtech dhe ditën e sotme do të nis vaksinimi.

Sipas mediave të huaja, të parët që do të marrin vaksinën do jenë njerëz më të vjetër se 80-vjeç, punonjës shëndetësorë, kujdestarë dhe shtëpia e të moshuarve.

Britania e Madhe miratoi vaksinën Pfizer dhe Biontech si urgjente mërkurën e kaluar, duke u bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës. Vaksinat anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar nga Moderna me efikasitet 94,5%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version