Këngëtarja e njohur, Britney Spears po shijon lidhjen e saj me Sam Aghari. Së fundmi ajo ka zbuluar se Sam dëshiron të bëhet baba në moshë të re, duke nënkuptuar se kanë plane për t’u bërë prindër.
Dyshja u takuan në vitin 2016 në klipin e këngës “Slumer Party”, ku i dashuri i tanishëm ishte model në xhirime.
Duke folur për Forbes, Aghari ka treguar më shumë rreth karrierës dhe jetës së Britney në përgjithësi.
“Dua që marrëdhënie ime të jetë në një nivel tjetër. Madje, unë dua të jem një prind i ri në moshë”, u shpreh ai.
Ai po ashtu ka qenë në krah të artistes këto vitet e fundit, pasi kishte rënie dhe ngritje në karrierë. Që të dy në rrjete sociale ndajnë imazhe të shumta, ku gjithmonë shfaqen të lumtur në krah të njëri-tjetrit.