NTV
No Result
View All Result
08/03/2021 , 23:52
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
08/03/2021 , 23:52
NTV
No Result
View All Result
Home Ekonomi

BSH do të ketë gati planet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme për të gjitha bankat brenda 2022

by Ballhysa
26/01/2021 , 12:07
BSH do të ketë gati planet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme për të gjitha bankat brenda 2022
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, brenda vitit të ardhshëm, planifikimi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme do të shtrihet për të gjitha bankat.

Deri tani, ky planifikim është bërë i mundur vetëm për pesë bankat me rëndësi sistemike, njëkohësisht pesë bankat më të mëdha në vend.

Plani i ndërhyrjes së jashtëzakonshme detajon hapat që duhet të ndërmerren nëse një bankë tregtare ndodhet në vështirësi financiare dhe plotëson kushtet për një ndërhyrje të tillë. Ai ka si objektiva kryesore njohjen e funksionimit të bankës dhe identifikimin e funksioneve kritike të saj, përcaktimin nëse ekzistojnë pengesa për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në bankë dhe cilat janë hapat e nevojshëm për heqjen e këtyre pengesave, si edhe përgatitjen për ndërhyrje të jashtëzakonshme.

Ky planifikim është pjesë e procesit të parashikuar nga ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”, që përcakton rrugën që ndiqet për të shpëtuar bankat që mund të gjenden në vështirësi, me qëllim ruajtjen e funksioneve jetike të bankës dhe të stabilitetit financiar në vend.

Ky proces është një risi, që u krijua në modelin e ndjekur nga vendet e Bashkimit European pas pasojave të krizës që nisi në vitin 2008. Qëllimi kryesor i një mekanizmi të tillë është shmangia e përdorimit të parave të taksapaguesve për shpëtimin e bankave tregtare.

Shpëtimi i bankave do të bëhet përmes Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, që ka nisur të ngrihet që prej vitit 2018, me kontributin e vetë bankave. Vitin e kaluar, vlera e fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme arriti në pothuajse dy miliardë lekë. Objektivi është që brenda vitit 2027 ky fond të arrijë vlerën e 0.5% të detyrimeve totale të sektorit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, niveli i synuar i fondit deri në vitin 2027 është 6.54 miliardë lekë. Bankat tregtare derdhin çdo vit kontributin e tyre, në përpjestim me pjesën e tyre të tregut kundrejt detyrimeve totale të sektorit. Fondi administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe investohet në instrumente me rrezik të ulët, sipas përcaktimeve të ligjit.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tre rregullore të reja të lidhura me procesin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka. Mes tyre, ishin edhe rregullorja për krijimin dhe funksionimin e bankës urë.

Revista Monitor/

Tags: Banka ShqipetareEkonomi

Related Posts

Inflacioni nis të rritet/ Janë shtuar blerjet për ushqime dhe mobilim
Ekonomi

Inflacioni nis të rritet/ Janë shtuar blerjet për ushqime dhe mobilim

08/03/2021 , 15:49
INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022
Ekonomi

INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022

05/03/2021 , 10:45
Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar
Ekonomi

Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar

05/03/2021 , 9:05

Recent Posts

  • Rama heq veteranët, zbulohen kush janë të rinjtë që do udhëheqin listën e PS në çdo qark
  • Italia miraton vaksinën AstraZeneca për mbi 65 vjeç, Gjermania dhe Franca gjithashtu rekomanduan përdorimin e saj
  • Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat e Pfizer dhe Moderna
  • Italia shënon 100 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, shifra më e lartë në kontinentin europian
  • Kryeministri Rama Prezanton Objektivat Per Zgjedhjet e 25 Prillit

Kategorite

  • Aktualitet (2,041)
  • Bota (2,088)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (247)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (132)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (315)
  • Kronike (807)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (105)
  • Lifestyle (702)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (124)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,589)
  • Politike (1,142)
  • Rajon (180)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!