Rajon

Bugajski: BE po toleron Vuçiç, siç toleronte dikur Putinin

Bugajski: BE po toleron Vuçiç, siç toleronte dikur Putinin

 Bashkëpunëtori i lartë i Fondacionit Jamestown në Washington dhe eksperti për Ballkanin, Janus Bugajski, në një intervistë për median malazeze, Pobjeda, u shpreh se perëndimi negocioi me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Kremlinin, sepse mendonte se koncesionet do ta qetësonin, gjë që nuk ndodhi. Për Bugajski-n, është kisha dhe Rusia ato që sot po e tërheqin prej hunde Malin e Zi

“Mendoj se edhe SHBA-ja edhe BE-ja janë shumë të zhgënjyera nga Dritan Abazovic, dhe jo aq nga ai, por nga llogaritja e tyre e gabuar” – thotë ekspreti i Ballkanit.

Profesori amerikan u shpreh se tani ekziston një situatë e ngjashme me tolerancën ndaj Presidentit serb, Aleksandçr Vuçiç, sepse BE-ja dhe SHBA-ja shpresojnë se mund të negociohet me të.

“Së pari, është naivitet dhe moskuptim i Perëndimit kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, dhe së dyti, ata mendojnë se ende mund ta shndërrojnë Vuçiçin në dikë me të cilin mund të bashkëpunojnë dhe ta ndajnë atë nga Rusia. Por kjo është e pamundur. Sepse Vuçiç po përpiqet të jetë “Titoja e vogël” për të balancuar Lindjen dhe Perëndimin, tani që Rusia është një kërcënim i hapur për sigurinë evropiane” – tha Bugajski, duke theksuar se “Sot, Beogradi është qendra e subversionit rus në Ballkanin Perëndimor”

TRENDING

Exit mobile version