Rajon

Bukuroshja e fjetur e Vuçiç/ Më kanë sharë e bullizuar

Danijela Vujiçiç, koordinatore e Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, tha se ekipi që ajo kryesonte kishte vetëm 30 minuta, siç e parashihte Bashkimi Evropian, për të paraqitur draftin, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi poe kanë share dhe janë treguar të pasjellshëm, shkruajnë mediumet serbe.

“Ishte e pamundur të prezantoheshin 67 nene dhe nëntë kapituj në 30 minuta. Tani perpara është punë e madhe që delegacionet  ti lexojnë dhe palët të bëjnë vërejtje të caktuara”, shpjegoi ajo në një deklaratë për gazetarët në Bruksel pasi ekipi prezantoi draftin.

Ajo tha gjithashtu se së bashku me kolegun e saj Beloviç, në atë takim kanë përjetuar një shqetësim të madh.

“Po të mos ishte Aleksandar Vuçiq, do të kishte ndodhur kaos. Kurti dhe Bislimi gjatë gjithë kohës kanë sharë, duke u drejtuar atyre në mënyrë tallëse dhe të vrazhdë, me përbuzje dhe nënçmim. Presidenti Vuçiq ka reaguar ashpër ndaj gjithe kësaj”, ka shtuar Vujiçiç.

Ajo po ashtu ka thënë se ndaj Ekipit Menaxhues është bërë presion i madh në dy javët e fundit nga media e Kosovës

 

TRENDING

Exit mobile version