Connect with us

Politike

Bullgaria, BE dhe integrimi i Ballkanit në krizë

Published

on

Sot (23 qershor) dhe nesër (24 qershor) do të mblidhet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel, në të cilin kreu i qeverisë Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen. Udhëheqësit e BE-së do të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor sot në mëngjes, përpara samitit kryesor, për të “folur mbi lidhjet e ngushta ekzistuese”, por diskutimet priten të jenë të vështira. Sipas BBC-së ka shpresa se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të bëjnë përparim.

Por pavarësisht synimeve, duket se nuk do të ketë një dritë jeshlie për hapjen e negociatave, pasi një ditë më parë u rrëzua qeveria bullgare, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë pengon edhe integrimin e vendit tonë.

BE ka hezituar që t’i trajtojë të ndara në procesin e integrimit, të dy vendet e Ballkanin Perëndimor, më argumentin se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.

Liderët e BE-së në Bruksel po ashtu pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar nga Komisioni Evropian për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për në BE, sipas draft-konkluzioneve më të fundit të samitit të BE-së.

Ambasadori i Ukrainës në BE tha se kjo do të ishte një nxitje psikologjike për ukrainasit. Por Vsevolod Chentsov pranoi se “integrimi i vërtetë” mund të fillonte vetëm kur të mbaronte lufta.”

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte “konsensus total” për Ukrainën. Por mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për sukses.

Zgjerimi i komplikuar i Bashkimit Europian

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian është në qendër të debatit mes 27 vendeve anëtare. Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim është padyshim dosja më e nxehtë që krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë sot në Këshillin Europian. Transformimi i Ukrainës në një vend kandidat mund të jetë më shumë një akt simbolik sesa një akt konkret për momentin, ndërkohë që ka nga ata që mendojnë se vendimi po vjen me shumë vonese.

Samiti do të diskutojë gjithashtu perspektivat europiane të Moldavisë dhe Gjeorgjisë, ku mijëra njerëz së fundmi demonstruan për hyrjen në Union.

Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia janë vendet e fundit të një liste të gjatë: samiti në fakt do të paraprihet nga një takim me qeveritë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë vende kandidate, Bosnja dhe Hercegovina aplikoi në 2016, ndërsa Serbia ka hapur negociatat e anëtarësimit që nga viti 2014, të cilat megjithatë kane ngecur si ato me Malin e Zi.

Negociatat mes Beogradit dhe Brukselit ndërlikohen edhe nga marrëdhëniet e forta të qeverisë serbe me Rusinë dhe qëndrimet divergjente me ato të Bashkimit Europian, sidomos për çështjen e sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës.

Nderkohe kryeministrja serbe thote se “Ballkani Perëndimor nuk duhet lënë pas dore për t’i hapur dyert dikujt tjetër, pavarësisht situatës politike. Do të ishte një gabim i madh dhe nuk do të ishte e drejtë.”

Edhe pse shumica jane pro, zgjerimi i Unionin Europian, sot me shume se kurre, duket i komplikuar

Politike

Klevis Balliu merr detyrën e rëndësishme nga Berisha

Published

on

By

Zbulohet lëvizja e kreut të PD, Sali Berisha, në prag të protestës së thirrur prej tij më 7 korrik.

Kryedemokrati Berisha ka emëruar Shef Organizimi të Partisë Demokratike ish-deputetin Klevis Balliu, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD

NJOFTIM PER SHTYP
Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyren e re në strukturën organizative.

 

 

Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT

Continue Reading

Politike

Ballkani i Hapur rrit potencialin për ndikim rus

Published

on

By

Profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me politikën e jashtme, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur. Sipas tij, kjo nismë rrit potencialin për ndikimin rus. Lexoni më poshtë pjesë nga intervista e tij:

Gazeta Express: Ju jeni kundër idesë së Ballkanit të Hapur. Pse një qëndrim i tillë dhe duke parë çfarë po ndodh në Bruksel, a mendoni se ideja e Ramës dhe Vuçiqit për të krijuar iniciativën e Ballkanit të Hapur është legjitime, duke parë çfarë Brukseli po bën dhe se se si një shtet si Bullgaria mund të bllokojë gjithë procesin e integrimit. A e shihni si logjike? Edward P. Jospeh: Shumë qartë. Është ide e mirë të ketë treg të përbashkët rajonal, është ide e mirë të reduktohen barrierat, nuk është ide e mirë që kjo të bëhet jashtë kornizës së Bashkimit Europian, jashtë vlerave dhe rregullave. Nuk është mirë. Dhe arsyeja pse s’është mirë, sepse ekonomitë në rajon s’janë të barabarta. Serbia është ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha përfitimet në Open Balkan, shumica e tyre do të shkojnë më shumë tek Serbia sesa tek të tjerët. Do të kenë më shumë investime të jashtme, do të kenë mundësi të eksportojnë mallra me vlerë më të madhe dhe kjo fuqi ekonomike përkthehet në fuqi politike. Ky është problemi kur e ke një shtet që ka tendenca të forta autoritare dhe ky është gabim dhe është e rrezikshme. Kjo është pse Ballkani i Hapur është gabim. Kjo do të çojë në një Serbi më të fortë ekonomike dhe do ta ketë më shumë e mundur që të minojë sovranitetin e fqinjëve, në mënyrë të veçantë të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Prandaj, është gabim.

Gazeta Express: Por, me apo pa “Open Balkan”, Kosova importon miliona nga Serbia brenda muajve…

Edward P. Joseph: Shiko. Kjo është në rregull. Ti mund të kesh tregti me Serbinë. Por s’mund të ketë një iniciativë rajonale ku Serbia dhe fqinjët s’janë në kuadër të një kornize që është më e madhe se shtetet në vete. Nuk duhet t’i lihet vetëm rajonit, sepse nëse i lihet vetëm rajonit, Serbia do të dominojë dhe kjo do të rrisë tensionet mes shteteve dhe rrit perspektivën e Serbisë për të minuar sovranitetin e fqinjëve dhe do të ketë më shumë konflikt që redukton gjithë synimin për të pasur një treg të përbashkët në rend të parë. Tregtia në vete s’krijon mirëbesim. Ajo çfarë ka rëndësi është karakteri i pushteteve, nëse është demokratik apo autoritar. Dhe e shohim çdo ditë në Ukrainë dhe Rusisë, sepse Rusia ka qenë një prej partnerëve kryesor të Ukrainës. A shihni mirëbesim mes Rusisë dhe Ukrainës – s’ka besim. Dhe ju e merrni këtë në Ballkan. Serbia dhe Mali i Zi kanë shumë tregti. Mali i Zi është partneri kryesor për eksport dhe import me Serbinë, por ka besim shumë pak. Pra, ka shumë tregti mes Serbisë dhe Mali të Zi dhe ka shumë pak besim. Pra, kjo është çështja. Që besimi dhe tregtia duhet të jenë në kuadër të një kornize më të gjerë dhe kjo është nën kornizën e gjerë të BE-së.

Gazeta Express: Por është një arsye që Rama dhe Vuçiq…

Edward P. Joseph: S’pajtohem me arsyen..

Gazeta Express: Por çfarë mund të thoni për Procesin e Berlinit?

Edward P. Joseph: Po, ata mund ta bëjnë atë. Ata mund të bëjnë Procesin e Berlinit që s’ka të bëjë asgjë me Bullgarinë. Ata mund të bëjnë Procesin e Berlinit dhe SHBA-ja që po e promovon Ballkanin e Hapur mund ta përkrahë Procesin e Berlinit.

Gazeta Express: Por, janë katër marrëveshje që s’po e gjejnë rrugën e implementimit. Kancelarja Merkel kishte bërë thirrje disa herë që shtetet duhet të implementojnë marrëveshjet dhe tani kemi parë kancelarin Scholz që erdhi në Kosovë …

Edward P. Joseph: Cili është dallimi aty? Pse duhet të implementosh marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe jo në kuadër të Procesit të Berlinit? Duhet të jenë marrëveshjet e njëjta, të tregtisë, lirisë së lëvizjes, punësimit, shërbimeve. Pse ata mund ta bëjnë këtë në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe jo në kuadër të Procesit të Berlinit? Janë të njëjtat. Por, ata e bëjnë këtë në një kornizë, ku raporti mes këtyre shteteve dhe respekti reciprok kërkohet nga një fuqi më e madhe. Dhe kjo është bërë në kuadër të vlerave europiane dhe lëvizjes drejt një tregu më të madh të Bashkimit Europian. Dhe SHBA-ja mund ta mbështesin këtë proces. Nëse e bëjnë këtë për Ballkanin e Hapur, mund ta bëjnë edhe për Procesin e Berlinit.

Gazeta Express: Pse mendoni se SHBA-ja ka një qëndrim mbështetës për Ballkanin e Hapur, sepse kemi parë z.Escobar dhe ambasadori z.Hill që kanë qenë pjesë e takimit në Maqedoninë e Veriut. A e shihni këtë si një përpjekje të SHBA-së që ta ketë nën kontroll se çfarë po ndodh me Open Balkan, apo ata vetëm e mbështesin, sepse ka frikë që mund të ketë influencë ruse përmes Serbisë. A e shihni këtë si një përpjekje të SHBA-së për ta mbajtur nën kontroll, apo vetëm mendojnë që është një mënyrë e mirë për bashkëpunim rajonal?

Edward P. Joseph: Dua të jem shumë i qartë. Nuk mund të spekuloj se pse SHBA-ja e bën këtë. Por, do të përgjigjem tek argumenti që Open Balkan do ta mbajë Rusinë jashtë. Rasti është komplet e kundërta. Open Balkan e rrit potencialin për influencë ruse, sepse sateliti dhe aleati i Rusisë është Serbia. Kështu që nëse Serbia rrit fuqinë ekonomikisht, influenca e Serbisë do të jetë më e madhe dhe influenca e Rusisë do të jetë më e madhe. Kështu që s’ka sens. Arsyeja tjetër është që Rusia hapur po e mbështet Ballkanin e Hapur. Nuk është vetëm Lavrovi, por edhe “Sputnik Serbia” një numër titujsh. Kështu që, nuk them se pse SHBA-ja. Por, nuk është një argument i mirë që Open Balkan e mban jashtë Rusinë.

Gazeta Express: Por si mund të shpjegohet që Edi Rama e mbështet Ballkanin e Hapur?

Edward P. Joseph: Kjo shpjegohet në artikull. Njerëzit dhe shtetet që i frikësohen Ballkanit të Hapur, i frikësohen Serbisë. Kosova ka arsye të mira për t’iu frikësuar Serbisë. Mali i Zi ka arsye të mira. Boshnjakët dhe kroatët kanë arsye për t’iu frikësuar Serbisë. Shqipëria s’ka, sepse Shqipëria s’ka serbë dhe s’ka pretendime territoriale të Serbisë në Shqipëri. Kur Aleksandar Vuçiq synon Serbinë e Madhe apo Botën Serbe, kjo nuk e prek Shqipërinë. Nuk e prek Shqipërinë. E prek Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën. Nuk e prek Maqedoninë e Veriut. Ata kanë çështje me Bullgarinë. Kjo është shumë e thjeshtë. Edi Rama nuk përballet me kërcënime direkte agresioni nga Serbia. Prandaj, ai sheh përfitime politike dhe ekonomike për vete dhe vendin e tij. Kjo është pse.

Continue Reading

Politike

Rama: Grekët mendojnë se majmunët erdhën pas tyre

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama të shtunën ka marrë pjesë bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau me temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE’së”.

Në fjalimin e mbajtur, përveç kritikave që i adresoi ndaj BE-së që nuk po lëviz në raport me shtetet e Ballkanit, Rama bëri batuta edhe për ballkanasit. Ajo që mori vëmendjen ishte beteja për të “vërtetat historike” rreth lashtësisë së popujve ballkanikë. Rama, në këtë aspekt, përmendi garën ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve se kush është më i moçmi në Gadishull.

“Në Ballkan ne të gjithë kemi në mendje se jemi më të vjetrit. Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmuneve në evolucionin e Darvinit. Po t’i pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, e lëre me grekët që mendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve. Le te shkojmë te turqit, ata mund të nisin një zënkë të madhe nëse është kafe turke apo kafe greke. Nje kafe mjaftë e fortë që me mirë mos ta provoni. Keshtu edhe maqedono-veriorët dhe bullgarët e njëjta gjë” ka thënë Rama.

“Keshtu që keni durim me ne miqtë e dashur dhe mos harroni dhe pavarësisht problemeve tona që më duhet t’i theksoj, sepse kjo nuk nënkupton se jemi viktimë e ndonjë padrejtësie nuk është kaq e thjeshtë është më e komplikuar se kaq. Jemi të gjithë viktima të historisë sonë e herë viktima të vetës, por jemi njerëz të mirë, jemi njerëz besnikë dhe jemi të çmendur, kështu që më mirë të na keni me ju. Keshtu që kur na keni me ju mund ta keni më të mirën tonë të qenit besnikë të qenitë të mirë, çmendurinë tonë mund tonë kur të merreni me të tjerët” ka theksuar Rama.

Continue Reading

Politike

Tubimi kundër Ramës, Berisha mbështet maturantët

Published

on

By

Kreu i PD, Sali Berisha, mbështet protestën e maturantëve.

Postimi i Berishës:

Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore!

Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë!

Continue Reading

Politike

DASH: SHBA mbështet bisedimet Tiranë-Shkup

Published

on

By

Në mesin e amullisë së deklaratave dhe pasigurisë rreth fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që prodhoi samiti i pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel, administrata amerikane del me një qëndrim të qartë

Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyçe, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.

DASH thekson më tej se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur. Edhe pse u trumpetua me të madhe se diçka pozitive do të mbërrinte këtë radhë, nga fronti perëndimit nuk pati sërish asgjë të re për dy vendet e rajonit, që presin prej vitesh kalimin në një stad tjetër të rrugës drejt BE-se.

Teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, blloku nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga Bullgaria. Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore, cka bëri që të këtë radhë të hiqeshin dorezat e pakënaqësia të shpërfaqej hapur nga Edi Rama, Aleksandar Vuçiç e Dimitar Kovaçevski, që nuk i kursyen krerëve të bllokut as batutat shpotitëse.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING