Burg të përjetshëm për “kasapin” e Ballkanit/ Sekretari i NATO: U pëmbyll një kapitull i errët dhe i turpshëm në Europë

Ditën e djeshme u dha dënimi me burg të përjetshëm për “kasapin e Ballkanit” Ratko Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm, për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve.

“Unë e mirëpres vendimin përfundimtar të çështjes kundër Ratko Mlladiç për krime të egëra, duke përfshirë Masakrën e Srebrenicës. NATO ndihmoi për t’i dhënë fund dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 dhe për të mbyllur një kapitull të errët dhe të turpshëm në historinë evropiane. Rajoni mbetet strategjikisht i rëndësishëm për Aleancën tonë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke promovuar paqen dhe pajtimin”, shkroi ai.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin