NTV
No Result
View All Result
24/02/2021 , 17:16
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
24/02/2021 , 17:16
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Burrat ‘gay’ luten për mëshirë pas dënimit me 77 goditje kamzhiku në Indonezi (foto dramatike)

by Ballhysa
28/01/2021 , 15:33
Burrat ‘gay’ luten për mëshirë pas dënimit me 77 goditje kamzhiku në Indonezi (foto dramatike)
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy burra homoseksualë luteshin për mëshirë sot teksa merrnin dënimin me 77 goditje kamzhiku secili, për shkelje të ligjit islamik në Indonezi.

Dhjetra njerëz ishin dëshmitarë teksa një 27 vjeçar e një 29 vjeçar duronin dhimbjet e rrahjeve e luteshin për mëshirë, teksa grupi i pesë ekzekutuesve të goditjeve merrnin stafetën nga njëri-tjetri pas çdo 40 goditjesh.

Dy homoseksualët ishin arrestuar në nëntor pasi banorët nisën të dyshonin dhe thirrën policinë që hyri në dhomën e tyre me qera, dhe i kapi duke bërë seks, tha kreu vendor i policisë Heru Trivijanarko.

Në një prej goditjeve shkopi i policëve u thye teksa ekzekutoheshin goditjet ndaj burrave, por ai zëvendësohej shpejt me një tjetër.

Pas njëfarë kohe dënimi u ndalua për një periudhë të shkurtër, teksa burrave iu lejua të pinin pak ujë, para se të vazhdonin goditjet.

Nënës së një prej të dënuarve i ranë të fikët teksa shikonte fshikullimat ndaj të birit.

Mediat vendase raportonin se secili nga burrat u goditën 77 herë, tre më pak sesa dënimi i tyre fillestar, pasi kishin kryer tre muaj burg paraprakisht.

Katër persona të tjerë ishin dënuar me  17 deri në 40 goditje kamzhiku në të njëjtën ditë, për akuza si konsum alkooli apo takime të dashurit e seksit të kundërt.

Një grua e re u godit 17 herë me kamzhik pasi ishte takuar me të dashurin e saj, me të cilin nuk ishte në lidhje martesore.

“Zbatimi i ligjit islamik sharia është final, nuk ka rëndësi se kush je, edhe vizitorët duhet të respektojnë normat vendase,” tha zyrtari i rendit publik Heru Triwijanarko për agjencinë AFP.

Zyrtari shtoi se ka disa vende të dyshuara për praktika homoseksuale në rajon dhe nxiti qytetarët t’i raportojnë ato pa hezituar.

Seksi homoseksual është i jashtëligjshëm kudo në Indonezi, por rajoni i Aceh është i vetmi në shtetin musliman që zbaton ligjin e dënimeve tradicionale Sharia.

Aceh, në majën e gadishullit të Sumatra, zaton goditjet publike të kamzhikut për shkeljet si lojë bixhozi, konsum alkooli dhe tradhti bashkëshortore.

Dënimet kritikohen nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut por mbështeten gjerësisht nga popullsia lokale.

Rajoni zbaton ligjet e veta fetare pasi fitoi autonomi të veçantë në 2001, si kompromis me qeverinë për të ndaluar militantizmin separatist vendor.

Top Channel/

Tags: gayindonezi

Related Posts

“Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së
Bota

“Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së

24/02/2021 , 16:47
Franca numëron më shumë se 80 mijë të vdekur nga COVID
Bota

BE – 75% e popullsisë mund të vaksinohet deri në Gusht

24/02/2021 , 16:12
Pasaporta e vaksinës ndan Bashkimin Europian! Franca dhe Gjermania kundër, Greqi, Italia dhe Spanja janë pro
Bota

BE-ja drejt krijimit të një certifikate globale të vaksinës COVID-19

24/02/2021 , 14:41

Recent Posts

  • “Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së
  • Bilanci në Kosovë – Rritet numri i të infektuarve, rezultojnë pozitiv 461 persona, ndërrojnë jetë tre të tjerë
  • BE – 75% e popullsisë mund të vaksinohet deri në Gusht
  • Arrestohen 2 persona në Gramsh ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
  • Meta ironizon çmimin dhënë nga SHBA/ Presidenti e cilëson fletëlavdërimi që merrte partia e punës

Kategorite

  • Aktualitet (1,921)
  • Bota (1,911)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (236)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (120)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (296)
  • Kronike (687)
  • kryesore (2)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (641)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (117)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,274)
  • Politike (885)
  • Rajon (172)
  • REAGIM (118)
  • Shendeti (429)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (388)
  • Videonews (364)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!