Burri e qëlloi me automatik pranë Gjykatës, gruaja ndërron jetë rrugës për në spital. Kush është ish-punonjësi i policisë i arrestuar

Qyteti i Elbasanit është tronditur mesditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.

Koço Buzo, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë Koço Buzon në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë të policisë ai është arrestuar.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin