LAJMI I FUNDIT

Bushati: Serbia s’ka hequr dorë nga veprimet minuese ndaj shtetit të Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, tha se që nga  momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës e deri me 24 shtatorë të këtij viti, dita e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një pikë kulmore në situatën e tensionuar, jo thjeshtë të marrëdhënies mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe në kontekstin e sigurisë në Kosovë dhe në impaktin që ka për të gjitha vendet e rajonit. Kjo, sipas tij, edhe duke e analizuar sfidat me të cilat përballet mjedisi i sigurisë në Evropë, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe pas pushtimit të saj nga ana e Vladimir Putinit.

“Është një fazë më e avancuar, ky sulm ky agresion në Kosovë siç jemi mësuar të shohim në të shkuarën apo siç kemi parë në rastin e Malit të Zi, ku ka pasur gjithmonë tentativa për të kundërshtuar apo sabotuar pushtetin e Gjukanoviçit, në forma nga më të ndryshmet, por nga ana tjetër ky episod i fundit shpresoj, i agresionit në veri të Kosovës, nuk duhet të na surprizojë, pasi që e dimë që Serbia nuk ka hequr dorë nga veprimet minuse për shtetin e Kosovës” – deklaroi Bushati

Sipas tij, ky ishte një përshkallëzim i përpjekjeve të intensifikuara periudhën e fundit, që nisën me bojkotimin e institucioneve të Kosovës, nga ana e komunitetit serbë që jetojnë në veri, veprime të cilat në një  mënyrë apo tjetër inspirohen nga Beogradi zyrtarë, dhe tërheqja e tyre nga institucionet, veprimet e dhunshme ndaj policisë, ndaj KFOR-it, ndaj EULEXIT, ndaj institucioneve të Kosovës, kulmuan me ngjarjen e 24 shtatorit.

“Mendoj që këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me paaftësinë e Bashkimit Evropian, për të ndërmjetësuar tejkalimin e një konflikti mesë Serbisë dhe Kosovës, që e ka gjenezën tek procesi  ende i papërfunduar i shpërbërjes së ish – Jogusllavisë, por jemi në kushtet kur siguria ka përparësi ndaj normalizimit të gjitha aspekteve, që e pasojnë procesin e normalizimit” – theksoi Ish-ministri i Punëve të Jashtme.

Bushati gjithashtu u shpreh se ka patyur edhe një qasje e gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për të përfaqësuar dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne nuk jemi Lindje e Mesëm, ne nuk jemi Amerikë Latine, ne nuk jemi Afrikë, nuk jemi Azi,  ne jemi një territor evropian, ne jemi kopshti para Bashkimit Evropian dhe në rast se ka një çështje prioritare në kuptimin e projektimit të Bashkimit Evropian, si një fuqi e madhe në lojën e madhe të shahut gjeopolitik, mesë fuqive tjera, SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil e kështu me radhë, është përfundimi i proceseve të shtetësisë dhe evropianizimi i këtij rajoni, që është gjeografikisht në Evropë” – tha Bushati

Ish-kryediplomati, duke folur për marrëveshjen e Asociacionit në Bruksel dhe aneksi i Ohrit, sikundër edhe për marrëveshjet e  2013-ës dhe 2015-ës, tha se pikënisje për Asociacionin duhet të nisë me njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës, nga komuniteti serb. Ai shkoi më tej, duke sqaruar edhe më në hollësi të elaborimit të çështjes së Asociacionit, se për t’iu shmangur gabimeve, duhet marrë mësim nga pësimet e të tjerëve.

“Gjëja më e rëndësishme është pika për të ardhmen e funksionimit, jo thjeshtë të Asociacionit, por në radhë të parë të shtetit të Kosovës. Them pikërisht Kroacinë, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë në rajonin tonë, si kundër edhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të  nxjerrë mësime nga gabimet që janë bërë në këtë drejtim”, deklaroi Ditmir Bushati.

 

 

TRENDING

Exit mobile version