Aktualitet

Bylykbashi: Midis Ramës dhe Bashës ka një pazar të qartë

Oerd Bylykbashi e quan të paparanueshme mënyrën e zhvillimit të komisionit të Reformës Zgjedhore online, duke lënë jashtë përfaqësimit shumicën brenda grupit të demokratëve. Sipas tij kjo minon gurin e themelit për një proces gjithpërfshirës, ndaj dhe bashkëdrejtimin e tryezës nga dyshja Gjiknuri-Alibeaj e sheh si vijim të pazarit mes Bashës e Ramës, që nga 18 Maji i vitit 2017.

Është një pazar eventual midis Ramës e Bashës. Qartazi Edi Rama nuk kërkon konsensus, por ka dalë në një ekspeditë peshkimi për vota dhe ky peshk që mund t’i garantojë këtë tepsinë e Reformës Zgjedhore është Lulzim Basha. Ky sistem është toksik vret pluralitetin e partive në Parlament, prodhon një mazhorancë që s’përputhet me votën e mazhorancës. Kush është sistemi? Mund të fillojë që nga mazhoritari që edhe në rastin kur njëra palë i vjedh votën tjetrin. Duhet të gjejmë diçka që pastron zgjedhjet nga krimi zgjedhor por që garanton proporcionalitet ka opsione të ndryshme, dhe palët duhet të ulen”.- tha Bylykbashi.

Nëse sot janë 61 bashki ne jemi për 95, uroj mos jetë kjo marrëveshje më jep një kalë të të jap një gomar si marrëveshja e vettingut që Basha i dha Ramës për eleminimin e Berishës dhe kontrollin e opozitës, do ishte në dëm të opozitës”.-përfundon Bylykbashi.

TRENDING

Exit mobile version