Politike

Bylykbashi ‘rrëzon’ marrëveshjen me PS-në

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, në studion e “Top Story”, u shpreh se mes PS dhe Rithemelimit ka një dialog, por nuk ka ende një marrëveshje.

Sipas tij marrëveshje ka kur shtrëngohen duart dhe hidhen firma, që sipas tij, këto nuk kanë ndodhur.

Në 22 vitet e fundit kam qenë në pjesën dërrmuese të negocimeve. Është zgjedhur një mekanizëm që është përdorur dhe herë tjetër. Nuk besoj se çështja shtrohet se përmes kësaj negociate njohu PS kreun e grupit parlamentar. Ai është vendim që e marrim ne. Nuk ka asnjë diskutim, grupi parlamentar është ai që imponon qëndrimin e opozitës në lidhje me këtë.

Ka dialog, por nuk ka marrëveshje deri tani. Marrëveshje quhet kur shtrëngohet dora, ose firmoset diçka… atëherë mund të flasim për marrëveshje, por kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

TRENDING

Exit mobile version