Uncategorized

Cakaj: Mbështetja financiare dhe institucionale për Luginën e Preshevës, domosdoshmëri

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, reagoi lidhur me ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës, i cili sipas Kryediplomatit shënon një momentum të ri politik në përpjekjet e të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik.”-

Më tej, Cakaj bëri me dije se së shpejti të dy qeveritë do të ndërmarrin edhe disa masa të tjera në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version