14/06/2021 , 2:21

Calhanoglu edhe më larg, Milani në tratativa për pasuesin e fantazistit

Hakan Calhanoglu dhe Milan është një dashuri që mund të përfundojë këtë verë. Kuqezinjtë vijojnë të mbeten tek oferta e fundit, 4.5 milion euro në sezon, dhe për momentin kanë pezulluar gjithçka.

Calhanoglu është në kushtet “lëre ose merre”. Juventusi është një nga klubet e interesuara dhe duke qenë se turku largohet si lojtar i lirë nga Milani, mund t’ia plotësojë më lehtë kërkesat financiare.

Klubi italian madje po punon në një objektiv tjetër. Rodrigo De Paul shikohet si pasuesi i Calhanoglu dhe kuqezinjtë janë në bisedime.

Ende nuk ka një akord, por po tentohet të arrihet marrëveshja me lojtarin dhe më pas edhe me Udinese, pasi argjentinasi është nën kontratë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin