16/06/2021 , 6:51

Ceferin: Agnelli nuk ekziston më, na sulmoi një nëndetëse! Si nuk e kuptuan që po ecnin në m**

Aleksander Ceferin as nuk do ta shohë më presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli. Sërish e ka goditur në një intervistë të dhënë për “Sofoot”. Zhgënjimi i kreut të UEFA-s është i madhe dhe e shpreh hapur, madje arrin deri në atë pikë sa thotë që për të Agnelli nuk ekziston më. Disa fjalë edhe për të tjerët, projektin Super League dhe gjithçka ndodhi javët e fundit.

“Ndihem mirë tani. UEFA është një anije e bukur, e fuqishme. U sulmuam nga një nëndetëse disa javë më parë, por në fund ishim ne ata që e fundosëm nëndetësen. Sinqerisht nuk e dinim saktësisht se çfarë po ndodhte. Herë pas here kemi marrë kërcënime për ndarje dhe kanë rrjedhur edhe dokumente mbi këtë temë. Gjithsesi nuk e kishim marrë shumë seriozisht”, thotë fillimisht Ceferin.

Më tej ai shton: “Andrea Agnelli, i cili në atë kishë ishte president i ECA, ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe vazhdimisht na siguroi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Sidomos pas ne kishim organizuar disa takime me klubet për reformën e Champions League, reformë që e votuan të 12 klubet rebele. Ditën tjetër zbuluan projektin e tyre fantazmë”.

“A kisha dyshime? Nuk mund të kesh dyshime, kur njerëzit në zyrën tuaj të betohen dhe thonë që është e gjitha një budallallëk. Vështirë të mos u besosh atyre. Protagonistët e kësaj historie klasifikohen në tre kategori. Andrea Agnelli është i pari. Me të është personale dhe në sytë e mi ai njeri nuk ekziston më. Mendova se ishim miq, por ai më gënjeu në fytyrë deri në minutën e fundit, duke më thënë se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Një ditë më parë ndërkohë kishte firmosur të gjitha dokumentet e nevojshme për fillimin e Super League. Në grupin e dytë vendos një grup drejtuesish që ndjeja se ishin mjaft afër meje dhe më vjen keq që nuk më thanë paraprakisht se çfarë po planifikonin. Në fund vendos ata me të cilët nuk është se kisha kontakte të shumta. Nuk i fajësoj ata, por do përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Të gjithë tentuan të siguronin kishëzat e tyre në një vend të pandryshueshëm në majë të futbollit europian.

E di me siguri që ideja e tyre ishte të dilnin nga garat e UEFA-s, duke qëndruar në ligat kombëtare të tyre. Aty të luanin me një ekip B, pasi të luanin në kompeticionin e tyre me ekipin A. Pastaj ideja e tyre ishte që të dilnin nga kampionatet si hap i dytë, për të luajtur vetëm ndeshje europiane në fundjavë.

Ishte një luftë sociale dhe kjo ishte arsyeja pse reagimet ishin aq brutale. A kanë të drejtë 12 miliarderë të çohen dhe të na privojnë nga sporti ynë? A blejnë paratë gjithçka? Futbolli është më shumë se lojë, është pjesë integrale e kombeve, kulturave, shoqërive tona. I pyeta më pas: ‘Si nuk e kuptonit që po ecnit në mut’.

Në fund është gjë e mirë që ndodhi kjo, sepse kërcënimi që po afrohej në ajër është zhdukur dhe tani do jetë më e lehtë të flasim me klubet. Ishin 48 orë të çmendura dhe nuk do tentojnë ta provojnë përsëri. Mendoj se jemi mirë për 10-15 vitet e ardhshme. Nuk dihet kurrë çfarë ndodh deri atëherë, por unë nuk do të jem më në futboll”.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin