Sport

Celsi gati për një goditje të madhe te Barcelona

Mançester Junajtid ka marrë një tjetër goditje në përpjekjen për të firmosur me Frenki de Jongun nga Barcelona. Rivalët e Çelsit kanë vendosur për të bërë një ofertë për mesfushorin holandez.

25- vjeçari është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkatoje për t’u larguar nga “Camp Nou”, ndërsa klubi i ka dhënë një ultimatum në fillim të javës. Zyrtarët katalanas informuan holandezin se ai duhet të marrë një ulje të pagës nëse dëshiron të qëndrojë në Spanjë ose përndryshe duhet të largohet.

Erik ten Hag është i dëshpëruar për t’u ribashkuar me ish-asin e tij të Ajaksit në “Old Trafford”, madje “Djajtë” arritën akordin me Barçën për 74 milionë paund. Por deri tani, De Jong ka refuzuar të transferohet në klubin që i ofron vetëm pjesëmarrjen në Ligën e Europës këtë sezon.

Sipas katalanases “Sport”, tani Çelsi ka informuar Barcelonën se synon të bëjë një ofertë për të siguruar shërbimet e tij menjëherë. Nëse De Jong shitet, Barça më pas do të vazhdojë me përpjekjet për të nënshkruar me yllin e Sitit, Bernardo Silva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version