Aktualitet

Certifikohen 12 efektivë të forcave speciale të Policisë së Shtetit, për dhënien e ndihmës së parë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf dhe drejtues të lartë të Policisë, ndoqën nga afër stërvitjen certifikuese, në fund të një jave trajnimi në dhënien e ndihmës së parë, për 12 efektivë të forcave RENEA dhe FNSH.
Skuadrat u përballën me 2 raste të stimuluara, gjatë transportimit të një vlere parash dhe sulmi me armë brenda një kompanie private, duke demonstruar përgatitjen teorike dhe praktike në përballimin e këtyre situatave.
Trajnimi u zhvillua nga qendra Emergency Response Albania (ERA), e cila operon prej disa vitesh në Shqipëri
Karsten Ladehof, Kryeinspektor – Ju e keni bërë ҫdo gjë shkëlqyeshëm dhe jam shumë krenarë për ju. Shpresoj që të mos ju duhet asnjëherë kjo gjë në jetën tuaj. Por edhe nëse diçka e keqe do të ndodh, besoj shumë, që ju do të keni mundësi të ndihmoni.
Peter Zingraf, Ambasador i Gjermanisë në Tiranë – Mirëmëngjes sërish dhe jam shumë i impresionuar! Ju falenderoj shumë për ftesën, z.Vogeli, z.Ministër edhe zotërinjve të Policisë, është nder shumë i madh që të jemi këtu së bashku.
Kemi kaluar disa situata emergjente gjatë kohëve të fundit, por jemi shumë të kënaqur që kemi patur mbështetjen e “Emergency Response Albania” (ERA), jo vetëm në planin individual, por edhe si Ambasadë. Tërmeti i fundit na tregoi faktin sesa të nevojshme janë stërvitje të tilla. Ne si vend punuam në aktivizinin e fondit të krizës.
Ky event edhe pse i organizuar lokalisht këtu, tregon mundësinë për ta çuar para. Edhe unë bashkohem me mesazhin që kjo situatë të mos jetë e nevojshme ndonjë ditë në jetën tuaj, por jam i sigurt që do jetë e nevojshme, kështu që ju lumtë që të gjithëve dhe mezi pres ndarjen e certifikatave.
Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm – Është vërtetë një kënaqësi e veҫantë që kam mundësi të ndjek nga afër këtë demostrim impresionues edhe për mua, që nganjëherë e mbaj veten njeri me eksperiencë në këto fusha.
Por është me rëndësi, së pari, që të falenderoj dhe të përshëndes kontributin dhe punën e z.Vogeli, ekipit të tij, të cilët punojnë në Shqipëri që prej vitit 1991, duke vendosur themelet e disa shërbimeve esenciale për shëndetësinë, për shpëtimin e njerëzve.
I shoh me kënaqësi që këtu kanë arritur të krijojnë një mjedis profesional pune, kanë arritur dalëngadalë me punë të kujdesshme të krijojnë një emër të rëndësishëm, emër të madh.
Sot ju keni bërë një aspekt të rëndësishëm të punës tuaj, keni marrë një trajnim, ose mbyllni një trajnim, për të bërë gjëra të vogla por me rëndësi të madhe. Gjëra të vogla që në fakt shpëtojnë jetë njerëzore. Prandaj dua të them që këto gjëra të vogla kanë vlerë të jashtëzakonshme dhe për këtë arsye dua ta falenderoj shumë z.Vogeli dhe ekipin, doktor Ladehof, të gjithë ata që janë marrë me këtë trajnim, i cili besoj ju ka bindur se ҫfarë rëndësie ka.
Ju jeni trupë speciale, dhe trupat speciale janë speciale pikërisht sepse dinë t’i bëjnë të gjitha. Nuk mjafton vetëm të jeni qitës të mirë, të jeni oficerë të mirë Policie, në kuptimin e kryerjes së detyrave tradicionale, por duhet t’i bëni të gjitha mirë dhe kjo është një nga ato gjëra që besoj sot ju ka bindur se ҫfarë rëndësie ka.
Ne duam ta vazhdojmë këtë bashkëpunim qoftë me z.Vogeli dhe me ekipin dhe me institucionin e tij, me “Swiss Foundation for Innovation”, me ERË-n me ESË-n, por njëkohësisht duam që ta përdorim këtë komunikim, si një mundësi për të vendosur ura të reja bashkëpunimi me vendet të cilat mbështesin këtë fondacion, ose këtë institucion që është Zvicra, që është Gjermania.
Po ashtu gjej mundësinë ta përshëndes doktor Ladehof dhe t’i shpreh gatishmërinë dhe interesin tonë për ta thelluar këtë bashkëpunim.
Ne nuk na mjafton të kemi trajnuar këtë grup, por në fakt na duhet që të trajnojmë qindra e qindra punonjës të Policisë, punonjës të Policisë Rrugore, punonjës të Policisë së Rendit, forcave Speciale, të Shërbimit Zjarrfikës.
Këtë trajnim, këtë edhe më pak të thelluar, duhet ta marrin qindra, disa qindra, edhe që të ndodh kjo duhet një punë shumë e madhe dhe besoj që Policia do të marrë masa për të bërë planifikim. Sepse ju, ose forcat e policisë, dhe të zjarrëfikësve, janë të parët që shkojnë në një mision, që shkojnë në një aksident, që shkojnë në një vendngjarje. Dhe, gjëja e parë që duhet në këto raste është të kemi njerëz që mund të japin ndihmë të parë.
Për të mos e zgjatur ju uroj të gjithëve suksese për përmbushjen me sukses të këtij trajnimi. Jam ndjerë mirë nga komentet e doktor Ladehofit dhe ekipit të tij për kontributin tuaj, për seriozitetin që keni treguar, për profesionalizmin. Ju falenderoj të gjithëve dhe ju uroj suksese. Faleminderit.
Cristian Vogeli, Emergency Response Albania (ERA) – Unë ju kam parë nga dita e parë deri në ditën e pestë. Ditën e parë teoria, pashë reagimin tuaj në momentin e parë: “Pse teori do bëjmë ne këtu?“ Ju brenda ditës keni kuptuar që kjo teori na duhet për të ndërtuar pjesën tjetër sipër. Dhe ditën e dytë unë kam parë njerëz të angazhuar që thanë: “Qenka shoku im, jam unë”. Ditën e tretë ju e keni marrë aq seriozisht sa ishte gjithҫka për të shpëtuar jetë, dhe nuk kishte më që të mos e kapim, që të mos e mësojmë. Ditën e pestë unë gjykoj që ju jeni në gjendje të shpëtoni jetë. Kjo më emocionon, sepse kjo është ëndrra, kjo është ajo ëndrra që unë pata para shumë vitesh, edhe unë ju përgëzoj për këtë.
Sepse ka dy gjëra, ne duam të shpëtojmë jetë dhe të parandalojmë dëmtime dytësore. Sepse është njëra që të shpëtosh, por është një gjë të shpëtosh mirë, të mos dëmtohet edhe më tej. Dhe ju përgëzoj për këtë dhe dua me këtë, të hap ceremoninë e shpërndarjes së ҫertifikatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version