Politike

Çështja Beleri/ Ish-zv.ministri i jashtëm grek: Ai ka histori të errët

 Ish-zëvendësministri i Jashtëm në qeverinë SYRIZA, Nikos Xydakis ka folur rreth ndalimit të Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare. Sipas Xydakis, Beleri nuk është një njeri aq i pafajshëm, raporton Protothema.

Duke folur për ERT, Xydakis tha : “Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme për Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të Tiranës rrëzoi sot kërkesën e re të avokatëve të kryebashkiakut të Heimarrës, Fredi Belerit, për zëvendësimin e paraburgimit me masa të tjera shtrënguese, për t’i dhënë atij mundësi për të bërë betimin dhe për të marrë zyrtarisht detyrën e tij.

Beleri qëndron në paraburgim për tre muaj, gjë që i heq mundësinë e betimit si kryetar bashkie, me skadimin e afatit.

TRENDING

Exit mobile version