Bota

Çështja e emigrantëve/ Scholz: Duhet përshpejtuar dëbimi i atyre që u është refuzuar azili

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të migrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet.

Ai është duke e komentuar këtë temë secilën herë e më shumë, prej kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit.

Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të migrimit.

Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.

 

 

Javën e kaluar, Scholz e ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili./REL

TRENDING

Exit mobile version