Shkrime

Çfarë ka Emannuel Macron me Albin Kurtin?

Në Prishtinë që para dy ditësh e kanë bërë gati temën e sulmit për ditët e ardhshme. Propagandistët e agjitropit të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë gjetur armikun dhe objektin e goditjes së radhës. Sipas tyre, janë Emmanuel Macron dhe Edi Rama ata që kanë nisur përpjekjen për të ndaluar liberalizimit të vizave për Kosovën. Sipas analistit Ylli Pata, njerëz të Albin Kurtit, nuk vonuan të dalin në panele të Tiranës, e të thonë hapur se “Në veri, është Serbia, në Perëndim Edi Rama dhe Macron, dhe në Jug, Ali Ahmeti”. Sipas tij, në fakt, I gjithë ky mjedis është thjesht një propagandë për tu hedhur në eter, pasi dje dhe sot, Albin Kurti dhe ambasadorët e Kuintit, pra pesë vendet që janë ngarkuar që të monitorojnë Kosovën, kanë firmosur një deklaratë të përbashkët, se qeveria e Kosovës ka nisur hartimin e draftit të Asocacionit të Komunave Serbe. Ndërkaq, në lidhje me aspektin e anulimit të vendimit të liberilizimit të vizave, edhe pse kjo u dha në nivelin më të lartë të një drejtuesi të BE, siç është Presidenti i Francës, ky version ka dalë zyrtarisht nga BE, pikërisht kur Kosovës ju bënë me dije sanksionet, pasi Albin Kurti u përplas me SHBA dhe Bashkimin Europian në lidhje me mungesën e koordinimit për menaxhimit të veriut të Kosovës. Po çfarë ka Emanuel Macron me Albin Kurtin? Pse nuk i ka dalë inati, siç thonë në Prishtinë edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit? Dhe për këtë analisti Pata e ka një shpjegim. “Në fakt, nuk është vetëm Macroni që ka inat me Albin Kurtin, pasi po aq i mërzitur me të është edhe Olaf Scholz-I apo edhe aleatët e tij të gjelbërtit gjerman që janë edhe mbështetësit më të fortë të Vetëvendosjes. Realisht, e faktikisht Albin Kurti ka ardhur në pushtet në vitin 2021, vetëm si pasojë e mbështetjes së fortë madje shuumë të fortë të Emanuel Macronit dhe Angela Merkelit, pra Parisit dhe Francës, të cilët janë edhe dy polet e mëdha të pushtetit që sollën atë goditje të madhe, të fortë e traumatike në Kosovë që ishte arrestimi i Hashim Thaçit dhe krerëve të lartë të UÇK-së, dhe duke i dhënë kështu mundësinë Kurtit që të marrë 50% të mbështetjes në zgjedhje në një fushë të zbrazët. Por e gjithë kjo përpjekje e Macron sidomos, por edhe Merkelit atëherë e sot Scholz, ka hasur një mur po aq të vështirë sesa qeveria e komandantëve që drejtohej nga Haradinaj, e ku President ishte Thaçi”. Refuzimi kësaj here i Prishtinës ndaj një marrëveshje me Perëndimin, i cili është i ngjizur bashkë SHBA-BE, ka shumë gjasa të mos merret më si një opsion politik. Pasi u provuan të gjitha mundësitë. Ndëshkimin këtë herë nuk e merr politika e Prishtinës, por vetë Kosova…

TRENDING

Exit mobile version