Aktualitet

Çfarë ndodh nëse mbushen vendet në 4 spitalet COVID? Komiteti i Ekspertëve zbulon skenarin që është menduar

Komiteti Teknik i Ekspertëve doli sot në një komunikim me mediat për masat e marra për përballimin e pandemisë. Ministrja Manastirliu u shpreh se nëse do të ketë shtim ta rasteve me COVID do të hapen edhe spitalet rajonale.

Manastirliu u shpreh gjithashtu kur të kemi ezaurim në 4 spitalet Covid që janë tashmë në funksion në Tiranë, të parat do të hapen 5 nga 11 spitalet rajonale, por pa e specifikuar se cilat ishin ato.

“Spitalet rajonale janë pajisur me linjat e oksigjenit, kanë qenë që në krye të herës në gadishmëri, pasi kanë pritur rastet e dyshuara me Covid. Të mos harrojmë që spitalet rajonale kanë qenë pjesë e përballimit të situatës pandemike që në krye të herës, pavarësisht se gjatë muajve të verës nuk u pa e nevojshme që ato të trajtonin raste Covid.

Janë 1600 shtretër në dispozicion, të pajisur me linja oksigjeni dhe të gjithë pajisjet monitoruese përkatëse, dhe kemi një plan dhe si do përfshihen spitalet, në kuadër të rritjes së mundshme që do të kemi të rasteve. Në momentin që do kemi mbingarkesë në 4 spitalet Covid, do kemi hapjen e 5 spitaleve rajonale të para, dhe më pas pjesët e tjera”, u shpreh ministrja.

Manastirliu foli dhe për punësimin e mjekëve dhe infermierëve që janë punësuar që nga Marsi dhe deri tani në të gjitha strukturat spitalore.

“Nga periudha e Marsit derimë tani, janë më shumë se 280 mjekë dhe infermierë që janë punësuar për përballimin e rasteve Covid. Në tërësi, në të gjitha strukturat janë punësuar 850 infermierë dhe staf mbështetës, dhe 104 mjekë familje dhe specialistë, gjatë gjithë kësaj periudhe”, deklaroi më tej ministrja.

SOT.COM.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version