05/06/2021 , 10:27

Çfarë ndodhi me Presidentin turk? Erdogan vaksinohet për herë të tretë kundër COVID

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është kritikuar pasi u zbulua se ka marrë tre doza vaksine të COVID-19 pavarësisht se vendi i tij po përpiqet të sigurojë mjaftueshëm për punëtorët kryesorë.

Në një kohë kur ai po merrte vaksinën e tretë, turqit e zakonshëm presin prej 12 javësh për të marrë vaksinën e tyre të dytë për shkak të mungesës së vaksinave në vend.

Engin Ozkoc, kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Republikane tha se “Nuk ka asnjë dozë për qytetarët, por tre për Erdogan.”

Gati 50 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Turq. Sipas Reuters, më pak se 20 përqind e turqve kanë marrë dy doza.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin