Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana, e cila u përjashtua nga reality show pasi i doli një fotografi në shtrat me ish-konkurrentin, Arjon Luli, ishte sot e ftuar në “E Diell”.
Teksa po diskutonin në lidhje me “sekretet” në rubrikën “Trotuar”, Ana foli edhe në lidhje me ngjarjen që bëri menjëherë bujë në media.
“Nuk ishte sekret, nëse mund ta quajmë të tillë jam ndjerë e fyer. Do doja ta dinin më shumë këtë “sekret” që e vërteta të dilte sa më shpejt dhe jo të prisnim gjyqin”, tha Ana.
Kujtojmë se Arjoni ka thënë gjatë një postimi në “Instastory” se deri tani nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij”.
“Jam paraqitur me avokatët e mi te zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim” , është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”.
Ndërsa ditën e sotme Ana përsëriti edhe njëherë se nuk flet dot më shumë rreth kësaj ngjarje, duke qenë se është në një proces gjyqësor.
“Të pranoj diçka që nuk ka ndodhur? Unë jam në proces gjyqësor, e kam thënë disa herë. Nuk më lejohet të flas fare për këtë temë”, tha edhe njëherë ish-konkurrentja e “Për’puthen”.