Sport

Champions League: Barça fiton me spektakël ndaj PSG. Atletico nuk gabon

Ishte padyshim një mbrëmje “magjike”, në një qytet “magjik”, siç është edhe Parisi. “Katalanasit” e Barcelona arritën një fitore të madhe, në “qytetin e dritave”, me djemtë e teknikut, Xavi, që mundi me rezultatin e ngushtë, 2 me 3, “gjigantët” e PSG, në sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, të zhvilluar në “Parc des Princes”.

Padyshim më i miri i mbrëmjes ishte “ylli” brazilian Raphinha, i cili realizoi një dopietë në minutat 37’ e 62’, teksa i ndihmuar nga shoku i tij i skuadrës, Andreas Christensen, me rrjetën e tij, në të 77’-tën nxorrën të pavlefshëm golat e dyshes Demebele-Vitina, gola që erdhën në fillimin e fraksionit të dytë të sfidës, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në mitikun francez.

Tashmë e vetmja gjë, që ndan “Blaugranat” me gjysmëfinalen e UEFA Champions League është përballja e kthimit, mes këtyre dy skuadrave, teksa mbrëmjen e 16 prillit, kampionët në fuqi të La Liga presin “gjigantët” francezë, në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, për të siguruar përfundimisht “biletën” e raundit të radhës.

Ishte një rezultat pak a shumë i ditur. “Los Colchoneros” e Atletico Madrid nuk kanë gabuar, mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, nën një atmosferë elektrizuese, “Metropolitano Stadium”, të Madridit,   në sfidën e parë të fazës çerekfinale, të UEFA Champions League.

Dy golat e “Bardhekuqve” erdhën që në pjesën e parë, teksa ishte fillimisht “fantazisti” argjentinas, Rodrigo De Paul, i cili dërgoi topin në rrjetë për spanjollët, që në minutën e 4’-t, ndërsa në të 32’-tën, Samuel Lino dyfishoi shifrat. Për të “vulosur” rezultatin 2 me 1 mendoi “bomberi” nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haller, në minutën e 81’-të, të sfidës, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin.

Falë kësaj fitoreje, tashmë “Los Colchoneros” e Atletico Madrid janë vetëm 90 minuta larg kalimit për në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e 16 prillit do të udhëtojnë drejt “Signal Iduna Park, aty ku “Muri i Verdhë” i Borussia Dortmund do të bëjë çdo gjë për të parë skuadrën e tyre në turin tjetër, pas thuajse 12 vitesh mungesë.

TRENDING

Exit mobile version