Sport

Champions League/ Goglat gati të rrotullohen

Do të hidhet në Lyon të Zvicrës në orën 12:00 shorti për fazën çerekfinale të Champions League, i cili pritet të rezervojë përballje titatanësh, pasi janë kualifikuar skuadra si Manchester City, Bayern Mynchen, Real Madrid, Chelsea, Napoli, Benfica, Inter dhe Milan. Për herë të parë nuk do të ketë kufizime në short për këtë sezon, ndërsa do projektohet rruga deri në finale që luhet me 10 qershor në Stamboll. Shumë është përfolur për një përballje italiane, ose euroderbi mes Interit dhe Milanit. Disa kanë dalë pro dhe disa të tjerë kundër, por një sondazh në Itali tregonte se tifozët e Interit e duan atë ndryshe nga të Milanit.

 

TRENDING

Exit mobile version