Sport

Chelsea “turpërohet” në shtëpinë e tij,humbet pastër 0-2

Pas 4 ndeshjeve pa pësuar humbje, 3 fitore dhe 1 barazim në Premier League, Chelsea bie pikërisht në shtëpi. Në “Stamford Bridge” ekipi i Pochettino-s pësoi një humbje të pastër 0-2 nga Brentford, me  këta të fundit që i parakaluan në tabelën e klasifikimit. Kjo ishte një sfidë që ishte projektuar të luanin edhe dy shqiptarë, por Broja nuk u grumbullua, pasi vijon të ketë shqetësime në gjurin e tij të majtë, ndërsa Strakosha qëndroi në pankinë.

Kjo ishte një sfidë ku blutë kishin kontrollin e lojës, 62% mbajta e topit, por goditën vetëm dy herë kuadratin, sigurisht ishin shumë të pafatë gjatë pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, në zbritjen e parë në sulm, Brentford dërgoi topin në rrjetë duke ndëshkuar londinezët. Chelsea u përpoq të rikthehej në lojë, por në shtesë, në minutën e 96-të, Brentford gjeti dhe golin e dytë duke hipotekuar këtë fitore. Chelsea humbet vendin e 10 kurse Brendford merr vendin e Chelsit

TRENDING

Exit mobile version