Rajon

Chollet: Përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë humbje kohe

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik” dhe se të dyja palët “duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis” dhe se “përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie për Serbinë.

Duke folur një ditë para vizitës së pesë emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë, ai tha se ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Chollet tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet dhe theksoi se “Asociacioni në formën e Republikës Srpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë të ndodhë”.

Duke komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale serbe, KM, të regjistruara nga muaji dhjetor e pas, Chollet u shpreh se ky “është pikërisht ai lloj hapi I bërë nga Albin Kurti, që SHBA-ja nuk ka dashur ta shohë”.

Duke folur për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara, i pyetur se si do të arrihet kjo për shkak të kundërshtimeve të Rusisë dhe Kinës, Chollet tha se do të jetë e vështirë, por SHBA-të do të vazhdojnë të këmbëngulin për të.

 

TRENDING

Exit mobile version