Aktualitet

CIA zbarkon në Elbasan, zbardhen detajet e misionit

Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi  javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes  dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë. Nga një burim diplomatik, mësohet se gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrin në vendin tonë tre agjentë special, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë. “Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” tha i  njëjti burim Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë,  ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin i lindur në Moskë por student në një vend të BE. NTV.AL  mëson se Mikhail Zorin jetonte në Pragë ku ndiqte studimet për Kimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version