Ata që janë të predispozuar që të zhvillojnë sëmundje më të rënda si pasoja e Covid, do të ishte më mirë që të merrnin vaksinat e Pfizer-BioTech dhe Modernas.
Është ky mendimi i komisionit tekniko-shkencor të agjencisë italiane të barnave.
Ndërkohë, ajo e Astrazenecas mund të përdoret edhe për ata që janë mbi moshën 55 vjeç dhe kanë shëndet të mirë.
Kjo e fundit, për faktin se ende nuk është konfirmuar me siguri se cili mund të jetë ndikimi i saj te të moshuarit me sëmundje shoqëruese.