NTV
No Result
View All Result
25/02/2021 , 4:42
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
25/02/2021 , 4:42
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Kush janë reaksionet e vaksinës, cilat mund të ndodhin dhe a duhet të vaksinohemi?

Në një kohë kur numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 86 milionë, shpresë e të gjithëve janë vaksinat antiCOVID. Megjithatë shumë prej tyre janë dyshues për efektet që ajo mund të ketë mbi njerëzit dhe a do të sigurojë mbrojtje kundër COVID-19

by Cuci
05/01/2021 , 15:44
COVID – 150 mijë qytetar grekë do të vaksinohen brenda janarit, 300 mijë doza do të arrijnë në vend
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 86 milionë, shpresë e të gjithëve janë vaksinat antiCOVID. Megjithatë shumë prej tyre janë dyshues për efektet që ajo mund të ketë mbi njerëzit dhe a do të sigurojë mbrojtje kundër COVID-19.

Por cilat janë reaksionet e vaksinës, cilat mund të ndodhin? Dhe a duhet të vaksinohem?

Pas marrjes së një vaksine është mesë normale që Trupi të reagojë në forma të ndryshme dhe ndonjëherë edhe të refuzojë lëndën e injektuar. Në vendin e injektimit është normale që të ketë skuqje, enjtje apo dhimbje. Ndërkohë që personi mund të ndiejë lodhje, rritje temperature, dhimbje koke.

Të njëjtat reagime janë shfaqur edhe pas injektimit të vaksinës së BioNTech Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Sputnik V apo Sinopfarm.

Më të rralla janë reaksionet alergjike dhe shumica e vaksinave të lejuara për përdorim nga EMA, FDA dhe agjencitë e tjera të barnave nuk shfaqin të tilla. Disa nga vaksinat e reja, të ashtuquajturat mRNA- dallojnë nga vaksinat e mëparshme: Ato nuk përmbajnë viruse të dobësuar apo të vdekur, por vetëm udhëzues të një pjesëze të virusit. Vaksinat e tjera janë vaksina të cilat përdorin adenoviruset mënyrë që të depërtojë proteina sipërfaqësore e virusit SARS-CoV-2.

Cilat janë rreziqet e vaksinave të reja kundër COVID-19?

BionTech-Pfizer

Gjatë fazës së testimit të substancës BNT152b2 të firmës gjermane BioNTech dhe Pfizer nuk janë shfaqur efekte anësore serioze. Reaksione tipike si lodhja, dhimbja e kokës u shfaqën tek pacientët më të moshuar, megjithatë tek personat të cilët kanë pasur reaksione të mëparshme alergjike, personat kanë vuajtur nga reaksione alergjike, në disa raste të rënda. Tre nga pacientët përjetuan edhe vështirësi në frymëmarrje. Pas reaksioneve të shfaqura tek personat që vuajnë nga alergjitë autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar personat me të kaluar alergjike të shmangin marrjen e vaksinës.

Vaksina e Modernas

Vaksina mRNA-1273 e Moderna është po ashtu një vaksinë e bazuar gjenetikisht, e ngjashme me atë të BioNTech Pfizer. Në fazën e testimeve klinike nuk pati reagime të rënda, ndërsa pas nisjes së vaksinimeve në SHBA reagimet kanë qënë të lehta ose zgjasin pak ditë. Efekti më i theksuar ishte lodhja, ku 9.7% e testuarve e kanë shfaqur atë.

Rastet e alergjisë nga vaksina e Moderna kanë qënë më të pakta, por në disa raste kanë pasur pasoja të rënda si paralizim të nervave të fytyrës.

Vaksina e AstraZeneca-s

Vaksina e Astra Zeneca-s, ka qenë ajo e cila ka marrë vëmendjen më të madhe fillimisht sa u përket reagimeve , pasi në shtator një vullnetar pas vaksinimit pësoi inflamacion të palcës kurrizore. Në përfundim të studimit u zbulua se nuk kishte ndikuar. Vaksina e AstraZeneca-s mund të shkaktojë, dhimbje muskujsh, dhimbje koke dhe lodhje.

Vaksina Sputnik V

Sputnik V , vaksina ruse përdor dy adenovire të ndryshme të modifikuara. Në të gjithë botën pati reagime kundër Qendrës Shkencore të Moskës e cila zhvilloi vaksinën sepse në studimin e prezantuar për vaksinën kishte të dhëna të dyshimta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë reaksionet e saj kanë qenë dhimbje koke dhe temperaturë.

Në një kohë kur të gjitha vaksinat tregojnë se kanë reaksione të ndryshme, a ia vlen të rrezikojmë?

Në fakt mbi të gjitha është një vlerësim dhe vendim që duhet ta marrë secili prej nesh, bazuar edhe në gjendjen shëndetësore të secilit dhe përgjegjësisë për të mbrojtur të tjerët.

Të gjitha efektet anësore të regjistruara deri më tani janë vetëm reagime momentale dhe jo afatgjata, megjithatë duhet të presim studime të thelluara në lidhje me to. Por vendimi bazohet në një peshim të rreziqeve dhe të përfitimeve të vaksinës.

Related Posts

Hungaria, vendi i parë në BE që përdor vaksinën kineze anti-Covid/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin
Bota

Hungaria, vendi i parë në BE që përdor vaksinën kineze anti-Covid/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin

24/02/2021 , 19:04
“Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së
Bota

“Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së

24/02/2021 , 16:47
Franca numëron më shumë se 80 mijë të vdekur nga COVID
Bota

BE – 75% e popullsisë mund të vaksinohet deri në Gusht

24/02/2021 , 16:12

Recent Posts

  • Regjizori Ilir Butka merr titullin presigjoz si “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, ceremonia e dhënies së titullit të nderit, u zhvillua dje pasdite
  • Hungaria, vendi i parë në BE që përdor vaksinën kineze anti-Covid/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin
  • “Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së
  • Bilanci në Kosovë – Rritet numri i të infektuarve, rezultojnë pozitiv 461 persona, ndërrojnë jetë tre të tjerë
  • BE – 75% e popullsisë mund të vaksinohet deri në Gusht

Kategorite

  • Aktualitet (1,921)
  • Bota (1,912)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (236)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (120)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (296)
  • Kronike (687)
  • kryesore (2)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (641)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (117)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,275)
  • Politike (885)
  • Rajon (172)
  • REAGIM (118)
  • Shendeti (429)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (388)
  • Videonews (364)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!