Shendeti

“Cilat janë shanset që një meteor të më bjerë mua”?

Kur qëndron në mes të një autostrade të ngarkuar me trafik rreth teje dhe pyet: – “Cilat janë shanset që një meteor të më bjerë mua”?
Pergjigjia me e sakte do ishte:-“Ka një shans, por është mjaft i vogel dhe ju nuk keni arsye për t’u shqetësuar se meteori do bjere mbi ju”
Ne te njejten situate jemi me dezinfektimin e ushqimeve , apo blerjeve ne supermarkete.
Nje proces ky qe filloi gjatë izolimit, dhe nuk eshte ndalur që atëherë per shume njerez.
Por, vertet mos dezinfektimi i ushqimeve tuaja të ndot me koronavirusin? Dhe a është e nevojshme te behet rregullisht?
Ndërsa virusi mund të qëndrojë në sipërfaqe për një kohë, disa specialistë besojnë se dezinfektimi i sendeve ushqimore nuk është i nevojshëm domosdoshmerisht.
Si gjithmonë me këtë virus, përgjigjja është komplekse. Së pari, sepse ne nuk e dimë mundësinë e ndotjes së SARS-CoV-2 në sipërfaqe. Sipas disa studimeve , virusi mund të mbijetojë për disa ditë në sipërfaqe të caktuara. Një studim japonez flet për shembull për më shumë se tre ditë në çelik inox, dhe më shumë se dy dite ne polisterol. Të tjerët flasin për tre ditë në plastikë, dhe deri në 28 ditë në gota qelqi.
Në teori, pra, duhet të keni kujdes me produktet që prekni.
Por në praktikë, nëse ka mbetur virus në sipërfaqe, “kjo nuk do të thotë që kjo sasi e virusit mund të infektojë dikë domosdoshmerisht.”
Nëse ka debate, kjo është për shkak se është shumë e komplikuar për shkencëtarët të përcaktojnë se si njerëzit u infektuan. Në rastin e blerjeve, nëse infektoheni, mund të jetë për shkak se disa personave, në supermarket, ishin potencialisht të sëmurë.
Kjo ben qe ju te kontaminoheni.
Ajo qe eshte e sigurt, është se larja e duarve rregullisht dhe mos prekja e fytyrës është efektive kundër virusit. Kështu që gjithmonë mund të dezinfektoni ushqimet tuaja nëse dëshironi, por respektimi i gjesteve barriere dhe zvogëlimi i ndërveprimeve shoqërore janë përparësi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version