Aktualitet

Cilësia e lajmeve të transmetuesve televizivë shqiptarë .

Në mjediset e Fakultetit të Histori Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit zhvilloi konferencën shkencore “Cilësia e lajmeve të transmetuesve televizivë shqiptarë”. Ky projekt studimor është mbështetur dhe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, në vijim të bashkëpunimit mes dy institucioneve publike prej vitit 2015.
Përgjegjësi i Departamentit, Prof. Assoc.Dr. Mark Marku duke prezantuar gjetjet kryesore të një studimi tregu që është realizuar në rreth 6 muaj nga pedagogët si dhe me pjesëmarrjen e studentëve të Gazetarisë dhe Komunikimit, ka falenderuar Autoritetin që në mënyrë të përsëritur bashkëpunon me Departametin duke realizuar shqyrtime dhe analiza mbi funksionalitetin dhe problematikat në tregun audio dhe audioviziv, duke u fokusuar në aspekte të veçanta, në kushtet e përhapjes së internetit dhe zhvillimit të pandalur teknologjik.
Dy institucionet tona janë në akord duke përmbushur angazhime që kanë interes të ndërsjellë dhe në dobi të rrjetit të OSHMA-ve, të ndjekësve të përmbajtjeve të transmetuara.
Për kryetarin e AMA-s, Z. Sala, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit është vlerësuar si partner preferencial. Ai ka falënderuar studiuesit mbi projektin e realizuar, ku nënvizoi mbi të gjitha cilësinë e studimit mbi monitorimin, si dhe ndërlidhjen bashkëpunuese midis dy institucioneve.
Gjatë konferencës u prezantuan komponentë nga të dhënat e përftuara prej monitorimeve, të zhvilluara për një periudhë 4 javore, në edicionet informative të subjekteve kombëtare dhe ato lokale e rajonale, duke vlerësuar shpejtësinë dhe aktualizimin e lajmeve, gjeografinë e tyre, diversitetin, multimedialitetin, objektivitetin, gjinitë e raportimeve dhe kohëzgjatjen.
Parashtrimet dhe problematikat e identifikuara gjatë konferencës shkencore do të përmblidhen në një publikim të veçantë, i cili do të shpërndahet për përfaqësuesit e OSHMA-ve, studjuesit dhe kërkuesit e fushës, studentët dhe të gjithë atyre që janë të interesuar nga dinamika dhe performanca e tregut audioviziv, sidomos nga përmbajtjet e transmetuara në edicionet informative.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, 26 tetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version