Aktualitet

Çmendet moti në nëntor/ Parashikimi për dy javët e ardhshme

Parashikimi për sot dhe ditët në vijim…Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin Jugor – Juglindor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e para të ditës por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi. Era do të fryjë e fortë duek arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë. Në fundjavën e ardhshme priten edhe reshje bore, derisa pjesa e dytë e javës së ardhshme do të jetë me të reshura dhe rënie të temperaturave. “Periudha me të reshura po pritet të ketë në pjesën e dytë të javës vijuese.  Temperaturat pas një rritjeje fillimisht deri në 15C e 16C, pësojnë rënie deri në fundjavën e ardhshme, në 5C e 6C.  Rreshjet e shiut shndërrohen në bore edhe përgjatë ultësirave natën në mes së shtunës dhe të dielës më 18 e 19 nëntor.  Periudha me reshje, megjithëse më rrallë, priten edhe në javën e katërt të nëntorit, pas datës 20, e temperaturat shënojnë një rritje përreth mesatareve në 10C e 11C, ndërkohë që minimalet zbresin pranë 0C, apo edhe nën, lokalisht”, thuhet në njoftim.

TRENDING

Exit mobile version