Aktualitet

Corona, gripi, ftohja apo ndezja e bajameve: cilat janë simptomat e tyre?

Pasiguria shëndetësore, frika, situata e kapluar janë shfrenuar nga sistemi i normalitetit: kushdo që kollitet dhe nuhat vështirë, duhet të ketë frikë se është infektuar me coronavirusin SARS-CoV- 2

Dr. Dr. Halil Krasniqi
Ekspert i shëndetësisë

Edhe pse tani në vjeshtë po qarkullojnë shumë patogjenë të tjerë, gjithashtu. Si ta bëjmë dallimin midis COVID-19, gripit dhe ftohjes së zakonshme?

Temperaturë, kollë, rrjedhje hundësh, ngjirje e zërit – simptoma tipike këto që të gjithë i dinë, por aktualisht dhe veçanërisht neve na shqetësojnë: Frika nga infektimi me coronavirusin e ri SARS-CoV-2. Ky shqetësim është i thellë dhe i arsyeshëm. Tani në kohën e paradimrit, ju mund te sëmureni nga shumë viruse ose patogjenë të tjerë gjithashtu – për shembull një nga rinovirusët e shumtë që shkaktojnë gripe dhe ftohje sezonale.

Simptomat e sëmundjes COVID-19

Dallimi i ftohjes së zakonshme dhe gripit nga një infeksion me koronavirus nuk është me të vërtetë i lehtë dhe i thjeshtë. Simptomat e sëmundjes COVID-19 mund të ndryshojnë shumë nga personi në person duke marr parasysh ecurinë e sëmundjes.

Në shumë raste ky infeksion i ngjanë një ftohjeje të padëmshme. Simptomat në fillim janë të ngadalshme dhe pastaj përkeqësohen. Simptomat e mundshme përfshijnë: temperaturë deri në 39 gradë, ethe, kollë, gulçim, dhimbje muskulore dhe lodhje – ndonjëherë dhimbje koke dhe diarre. Vetëm një pakicë merr pneumoni virale nga rrjedhja e rëndë e Covid-19. Megjithatë, shumë pacientë mbeten kryesisht pa simptoma dhe kështu kalojnë infeksionin pa probleme shëndetësore. Në fund të fundit, vetëm një provë testimi, mund të sjellë siguri.

Simptomat më të zakonshme të sëmundjes COVID-19

• Shumë të sëmurë nga corona i kaplojnë ethet – si edhe me gripin. Por simptomat e gripit vijnë papritur. Menjëherë dhe papritmas ndiheni shumë keq.
• Lodhja, molisja, dhimbja e kokës dhe gjymtyrët që dhembin mund të ndodhin me të dy sëmundjet, por më shpesh me gripin.
• Kollë e thatë: nëse kjo është kollë e thatë, si një lloj kollë e thatë pa formim gëlbaze? Atëherë kjo flet për coronën.
• Me infeksion të coronës mund të ndodhë gulçim në kombinim me një kollë të thatë.
• Teshtitja sugjeron një ftohje të padëmshme, sepse kjo simptomë nuk ndodh as me gripin, as me Covid-19.

Cilët persona janë në rrezik nga coronavirusi?

Infeksionet me coronavirus zhvillohen shumë ndryshe – kjo varet shumë nga mosha dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme të pacientit. Gjinia luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Shifrat e tregojnë atë më qartësi: në gjithë botën, burrat janë më të sëmurë nga Covid-19 dhe më shpesh vdesin nga corona sesa gratë. Ende nuk ka ndonjë arsye të qartë për këtë, por vetëm supozimet fillestare të cilat duhet vërtetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version