Moderatorja e njohur shqiptare, Viola Spiro ka kujtuar sot babain e saj në ditën e tij të lindjes. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa momente familjare nga festat e pushimet e përbashkëta kur babai i moderatores ishte ende me ta.
“Më dhemb shumë që nuk je më këtu me ne, por ne do buzëqeshim me të gjitha kujtimet dhe kohërat e bukura që kemi kaluar. Do e festojmë ditën tënde të lindjes gjithmonë, ashtu siç kemi bërë bashkë babuçi im. Derisa të takohemi përsëri. Të dua shumë”, ka shkruar Viola.
Pamjet e rralla tregojnë edhe moderatoren në moshë shumë të vogël dhe gëzimi në ato video ndihet që është i rrallë.