NTV
No Result
View All Result
19/02/2021 , 16:13
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/02/2021 , 16:13
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

COVID-19 – Sa Kohë Duhet Të Kalojë Për Të Rifituar Shijen Dhe Nuhatjen?

by Kasaj
28/01/2021 , 13:31
COVID-19 – Sa Kohë Duhet Të Kalojë Për Të Rifituar Shijen Dhe Nuhatjen?
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Simptomat e COVID-19 mund të ndryshojnë shumë nga personi në person dhe humbja e nuhatjes dhe e shijes mund të jetë një nga shenjat që haset më shpesh.

Nëse keni humbur aftësinë për të nuhatur ose shijuar, mund të jeni duke pyetur veten se sa kohë duhet të kalojë para se këto funksione të rikthehen.

Për këtë akoma nuk ka një përgjigje përfundimtare, por AgroWeb.org duke u bazuar në kërkimet e fundit dhe të dhënat e mbledhura, sjell një shpjegim për ju.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë këtyre muajve, rreth 80% e njerëzve me COVID-19 kanë patur shqetësime me nuhatjen dhe shijen. Por të dhëna të tjera tek të cilat AgroWeb.org mbështetet, raportojnë se kjo shifër mund të shkojë deri në 98%.

Koha më e gjatë, e raportuar midis Marsit dhe Qershorit 2020, të pacientëve të rritur që nuk kishin nuhatje ishte 10.5 ditë. Ndërsa koha më e gjatë e pacientëve që kishin humbur shijen ishte 10 ditë.

Ekspertët thonë se mungesa e shijes dhe nuhatjes mund të përmirësohet brenda një periudhe dy javore, por tek disa pacientë kjo gjendje mund të zgjasë edhe më shumë.

Sipas “Harvard Health Publishing”, nga 60% deri në 80% të personave që vuajnë nga humbja e nuhatjes dhe e shijes pas një infeksioni viral, mund t’i rikuperojnë këto funksione brenda 365 ditëve.

Lajmi i mirë është se neuronet përgjesëse për nuhatjen janë të afta të rigjenerohen dhe lajmi i keq është se jo të gjithë do të rikthehen plotësisht në gjendjen që ishin para infektimit me COVID.

Opsionet për të trajtuar këto probleme ende nuk janë shumë efikase.

Për këtë arsye mjekët sugjerojnë të përpiqeni të nuhasni aromën e fortë të vajrave esencialë çdo ditë.

Vajrat esencialë të limonit, eukaliptit, livandos, mentes dhe kanellës jo vetëm që kanë një aromë të fortë por ato luftojnë bakteret dhe infeksionet. E nëse aroma e tyre çlirohet në shtëpitë tuaja, do të keni një ambient të pastër nga bakteret dhe viruset në ajër./AgroWeb.org

Related Posts

Shqiptari që jeton prej vitesh larg Shqipërisë në Filipine / Djathi i bardhë e rakia më mungojnë (FOTO)
Aktualitet

Shqiptari që jeton prej vitesh larg Shqipërisë në Filipine / Djathi i bardhë e rakia më mungojnë (FOTO)

19/02/2021 , 15:49
Rama nga Karavastaja: Mandati i Tretë do të jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë pjesë të vijës bregdetare
Aktualitet

Rama nga Karavastaja: Mandati i Tretë do të jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë pjesë të vijës bregdetare

19/02/2021 , 14:22
Nis vaksinimi në Fier, sot do të vaksinohen 135 persona
Aktualitet

Nis vaksinimi në Fier, sot do të vaksinohen 135 persona

19/02/2021 , 14:12

Recent Posts

  • Shqiptari që jeton prej vitesh larg Shqipërisë në Filipine / Djathi i bardhë e rakia më mungojnë (FOTO)
  • BE dhe OBSH: 70 milionë euro për të mbështetur vaksinimin në Ballkan
  • Jemi rritur me zerin e tij! I ftuar special per NTV TELEVIZION “Poeti dhe interpretuesi Agim Xheka ” na kthen pas ne kohe, me disa nga vargjet mbreslenese te Naim Frasherit
  • Serbia do të furnizohet me mbi 2 milionë doza të vaksinës Pfizer
  • Studimi izraelit – Vaksina Pfizer Biontech jo vetëm mbron nga koronavirusi por dhe ndalon përhapjen

Kategorite

  • Aktualitet (1,869)
  • Bota (1,855)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (116)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (636)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (605)
  • MEMORIE (27)
  • Moti (114)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,173)
  • Politike (763)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (370)
  • Videonews (353)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!