SHBA-Disa amerikanë që po përpiqen të marrin dozat e tyre të dyta të vaksinave të koronavirusit, po përballen me probleme. Sipas Reuters, personat e moshuar po përballen me probleme në marrjen e dozës së dytë të vaksinës, pasi shumë prej tyre varen nga familja ose miqtë për të aplikuar në sistemet komplekse të regjistrimit.
Ekziston një ndryshim rajonal midis praktikave aplikuese në shtete dhe qarqe të ndryshme. Qarku Seminole në Florida cakton datën e marrjes së dozave të dyta, pas një vëzhgimi 15-minutëshe pas marrjes së dozës së parë. Ndërsa Qarku Onondaga i Nju Jorkut cakton takimet një ditë para marrjes së dozës së dytë.
Stacey Champion siguroi një takim të dytë për mikun e saj 78-vjeçar Dan Pochoda në Cardinal Stadium në Phoenix, Arizona në 1:51 të mëngjesit në 9 Shkurt, pasi sistemi në internet nuk e tregonte datën e takimit. Sipas tij për të siguruar atë iu deshën disa përpjekje.
“Nëse nuk do të kishin kursyer takime për doza të dyta, a do të kishin vërtet nevojë për t’i dërguar njerëzit që të dilnin në skajet e qytetit në mes të natës?,”-ka thënë ai.
Deri të premten, gati 23 milion njerëz në SHBA, kanë bërë vaksinën e tyre të parë dhe pothuajse 5 milion të dytën, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.