76,688,551 është numri i personave të regjistruar si të infektuar me koronavirus në të gjithë botën që nga nisja e pandemisë.
Lajmi jepet nga universiteti Johns Hopkins, sipas të cilit bilanci i vdekshmërisë është 1,693,214 raste. Gjithashtu bëhet e ditur se të shëruar që nga fillimi i Covid-19 janë 53,805,393.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në terma absolutë, me 18,078,009 raste dhe mbi 323 mijë vdekje. Më pas renditen India dhe Brazili.