GREQI- Në Greqi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 610 persona dhe kanë humbur jetën 34.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje të vogël, ndërkohë është regjistruar 1 viktimë më shumë gjatë 24 orët e fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 319.
Numri i infektimeve ka shkuar 147860, ndërkohë që numri i viktimave është 5421 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Qeveria ditën e sotme ka njoftuar hapjen e pjesshme të tregtisë me pakicë, rihapjen e parukerive dhe qendrave të për kujdesit me përjashtim të zonave të kuqe si pasojë i një rekomandimi nga Komiteti i Sëmundjeve Infektive.
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se kompanitë e prekura nga pandemia do të përfitojnë nga përjashtimi për të paguar qiranë në shkurt dhe pronarët e këtyre bizneseve do të kompensohen në masën 80% të qiras.
Gjithashtu të gjithë të papunët do të marrin ndihmë ekonomike edhe për 2 muajit e ardhshëm.
Dy ditë më parë, në mediat greke ka qarkulluar edhe letra që i ka drejtuar kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Këshillit të Evropës për krijimin e një certifikate e cila do të përdoret si mjet prove për vaksinimin me qëllim qarkullimin më të lehtë brenda BE-së.
Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, ku janë marrë dozat e para të vaksinës Pfizer.
Pas miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave të vaksinës Moderna, në Greqi ditëve sotme kanë mbërritur 8 mijë dozat e para të saj dhe pritet të vijnë të tjera.