Covid në Kosovë/ 2 persona kane humbur jetën dhe 49 të tjerë janë regjistruar povitiv gjatë 24 orëve të fundit

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 2 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 49 të tjerë. Ndërkohë që 310 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 99.097.

Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 106.803 raste pozitive, ndërsa 2.220 persona kanë humbur jetën.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin