Bota

Covid – Qeveria greke vendos kufizimet e reja gjatë festave

Qeveria greke ka bëre të njohura masat e reja kufizuese gjatë gjatë  periudhës së festave.

Greqia aktualisht ka në fuqi ndalimin e qarkullimit megjithatë kjo nuk ka sjellë rënien  e infektimeve dhe vdekjeve në vend nga COVID-19, “Konkluzioni nga vlerësimi i të dhënave nuk është i kënaqshëm, prandaj ne nuk mund të rinisim aktivitetet ekonomike dhe sociale” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas

Ai ka njoftuar masat e azhurnuara që do të zbatohen gjatë 13 dhjetorit deri në 7 janar të cilat janë:

Dyqanet e pakicës do të qëndrojnë të mbyllura

Nga e diela do të zbatohet një metodë e re nëpërmjet së cilët konsumatori do blejë gjerat që i nevojiten, “click away” e cila behët me 3 hapa;

1. duke porositur në mënyrë elektronike gjënë që dëshiron

2. Pagesën nëpërmjet mjeteve elektronike

3. në fund, me urdhër – faturën e pagesës, konsumatorit merr produktin nga një zonë e jashtme e krijuar posaçërisht për këtë arsye

Parukeritë dhe libraritë do të hapen me 14 dhjetor

Kishat do të hapen për ditën e Krishtlindjeve duke kufizuar numrin e personave brenda saj deri në 9 persona

Ndalimi i qarkullimit pas ora 22:00do të vazhdojë

3 ditë do të zgjasë kanantina për personat të cilët vijnë nga jashtë shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version