09/06/2021 , 18:05

CR7 larg Torinos, Allegri vendos Dybala në qendër të projektit, rinovimi një hap larg

Pas afro 12 muajsh mes Juventusit dhe Paulo Dybala rikthehet buzëqeshja. Sulmuesi argjentinas e sheh sërish vetën në qendër të projektit bardhezi, një detaj që e kërkonte prej kohësh, kjo është një arsyes e fortë, një bazë e rëndësishme, për të nisur edhe një herë negociatat për rinovimin e kontratës. Është bindur më në fund për ketë edhe vetë Agenlli, i shtyre pa diskutim nga Allegri, presidenti i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e negociatave. Juventus do ti ofrojë Dybala 10 milion euro në sezon plus bonuse, kjo është një shifër e denjë për një “top player”, atë që Dybala dhe agjentët e tij kërkonin. Nuk ka më asnjë pengesë në këtë pikë, Dybala i ndodhur me pushime në këto momente, pret vetëm një sinjal për të dërguar agjentin e tij për të firmosur kontratën e re.

Rikthimi i Allegri ishin shumë përcaktues në këtë vendim, me të në stol, Dybala kaloi sezonin e tij më të mirë në karrierë, në 2017-2018 realizojë 26 gola duke u shpallur dhe lojtari më i mirë në Serie A. I ndryshëm është diskutimi për C.Ronaldo, Allegri nuk e sheh si pjesë të rëndësishme në projektin e tij, por në këtë rast diskutimi është më i ndërlikuar pasi bëhet fjalë për CR7, në asnjë moment nuk është e lehtë të privohesh nga shërbimet e tij pa mirëkuptimin e këtij të fundit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin