Politike

Çuçi: Raport i cekët, Dhurata Çupi: Ju jeni dështak

Bledi Çuçi: Më vjen mirë në fakt kur shoh se çfarë rezultatesh ka sjellë reforma territoriale, kur thonim që kjo reformë Shqipërisë do t’i shërbejë për këtë, këtë e këtë. Le të shohim, kam shumë qejf që t’i them edhe unë nën cilësinë e Ministrit të Brendshëm. A kemi shkuar drejt asaj rruge, a ka qenë ai trendi? Është një çështje që duhet ta diskutojmë, si të rrisim përfaqësimin, por dua të merrem me atë që kemi diskutuar më shumë, a do të rrisim performancën, çfarë raporti do të zënë buxhetet, po grantet? Le të shohim ku jemi sot me Shqipërinë që kishte në mos gaboj 7 njësi vendore. Rritja e buxhetit ka shkuar nga 2.1% PBB në 2014 në 3.2 PBB në 2021. Shifrat flasin vetë, nuk kanë nevojë për komente, shpenzimet janë rritur nga 34 mld lekë nga 57 mld lekë, pra 76% më shumë. Si është administrata? 35% më pak të aparatit sepse kemi ulje të numrit të aparatit, kemi 4816 burokratë të aparatëve më pak se në 2014. Kur vjen puna për shërbimet, janë rritur sepse kemi 7 funksione që janë transferuar, edhe me punonjësit që ushtrojnë këto funksione. Ka shumë bashki që dikur i bënin disa shërbime me kontraktorë të tretë, sot i bëjnë vetë dhe kjo sjell gjithashtu rritjen e numrit të punonjësve. Siç ka bërë Tirana me pastrimin e zonës. Duhet ta shohim ashtu siç është, komplet të shkëputur nga misioni politik, të paktën për një moment. Propozimi i sjellë nga kolegia Çupi, më duket pak i cekët. Duhet t’i adresojmë sa më mirë gjërat.

Dhurata Çupi: Si fillim nuk pranoj fyerje për cekëtinë e raportit.Do të ishte në nderin tuaj që ta tërhiqnit këtë gjë. Dhe fillimisht ju këshilloj që të bini dakort me shifrat, pasi ministria e Financave thotë tjetër gjë, ju dilni me të tjera shifra.  Raporti im ishte i detajuar me fakte dhe prova, më vjen keq për ju që e shitët si diçka pozitive faktin që keni qenë pjesë e hartimit të reformës territoriale, në fakt jeni i dështuar.

TRENDING

Exit mobile version