Pinknews

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek ‘bëjnë lëmsh’ rrjetin

Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon lajmi se këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë ndarë, por ato ende nuk kanë mbajtur një qëndrim. Por mbrëmjen e sotme, kur edhe këngëtarja feston ditëlindjen e saj të 34-të ka pasur një surprizë pikërisht nga DJ Geek.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale nga Xhani Demika, shihet se DJ Geek ka marrë pjesë në ditëlindjen e këngëtare e madje ato i kanë dhuruar një përqafim njëri-tjetrit.

Tashmë fansat kanë rinisur dyshimet nëse ata janë ndarë apo ka qenë thjesht një krisje e marrëdhënies dhe janë rikthyer sërish bashkë.

 

TRENDING

Exit mobile version